Një video në kanalin ABC7 në New York ka marrë vëmendjen e mijëra shqiptarëve këto 12 orët e fundit. Në video shfaqet një zonjë me emrin ‘Simaku Nohfe’, e cila fiton nga ndihmat vullnetare si e pastrehë.
Të shumtë kanë qenë zërat se në këtë video ka qënë këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku.
Videoja u shpërnda fillimisht nga gazetari Blendi Fevziu, ku ndjekësit e njohën menjëherë këngëtaren nga Kavaja.
Në një reagim tjetër në rrjetet sociale, Fevziu u shpreh se zonja në video është Parashqevi Simaku. Ai u shpreh se sipas informacioneve, Simaku është e pastrehë dhe pa asnjë ndihmë financiare.
Pjesë nga reagimi i Blendi Fevziut:
‘Po, është Parashqevi Simaku, këngëtarja shqiptare e cila u largua në vitin 1991 drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë e kam takuar Parashqevi Simaku në vitin 1995, atëherë kur ajo kishte filluar të jetonte në Los Angelos. Ndërsa sot të gjitha informacionet më thonë se ajo është e pastrehë, është pa asnjë ndihmë financiare dhe jeton me ndihmat që merr.
Sot, bizesmenë të rëndësishëm amerikanë, njerëz të njohur të New Yor-ut, më kanë kontaktuar dhe më kanë thënë që kanë vënë në dispozicion avokatët e tyre apo njerëz që merren me gjetjen e personave, sepse njerëzit që i kanë folur asaj në gjuhën shqipe, ajo reagon dhe largohet. Ata janë duke e kërkuar ku është, me se merret dhe padyshim është në dinjitetin e shtetit shqiptar t’i ofroj një pension normal si një artiste që ka lënë gjurmë në artin shqiptar’, tha ndër të tjera gazetari Blendi Fevziu.