• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home UK
Historia moderne e spiunazhit, dhe rënia e mitit të “Agjentit 007”

Historia moderne e spiunazhit, dhe rënia e mitit të “Agjentit 007”

by albnews
23 June, 2021
in UK
0
5
VIEWS

Nuk ka më si spiunët e dikurshëm. Dikur ishte Mata Hari, që në sallonet e sofistikuara të Bella Epoque vidhte sekretet e admiruesve të saj të fuqishëm. Ajo pati një jetë të mirë, por pësoi një fund të keq, e lidhur pas një druri në oborrin e kalasë së Vinsenës më 15 tetor 1917, përpara një toge të përbërë nga 12 pushkatarë francezë që hezitonin të qëllonin mbi të.

Atmosferat koloniale të Perandorisë Britanike nuk kishin përfunduar ende, dhe agjentë të fshehtë si shkrimtari Rudjard Kipling, vëzhguan me vëmendje, me bashkëpunimin e dhjetëra Kim Filbëve të paharrueshëm, lëvizjet e rusëve në territoret e ndërmjetme.

Luftërat botërore sollën morinë e spiunëve gjenialë, ai admirali nazist, Vilhelm Kanaris, apo të sekreteve të ruajtura në Bletchley Park, ku protagonist ishte Alan Turing. Më pas erdhi koha e Xhejms Bondit, një projeksion autobiografik i krijuesit të tij Jan Fleming, që bëri historinë e kinemasë me aktorët njëri më i spikatur se tjetri, në mënyrë të veçantë me fytyrën e të paharruarit Shon Koneri që na mungon aq shumë.

Janë të shumë baballarët e këtij zhanri të letërsisë. Nga Xhejms Kuper, autori i të famshmit “I fundmi i Mohikanëve”, me librin “Spiuni” tëvitit 1821, me ngjarjen e vendosura gjatë Luftës Amerikane të Pavarësisë, tek Xhozef Konrad në vitin 1907 me një libër me të njëjtin titull.

Protagonistët e vërtetë ose të imagjinuar të historive me spiunë, shprehin një gamë të gjerë personazhesh dhe një mori motivimesh. Ngjarjet politike italiane,e kanë rikonfiguruar disa herë gjatë dekadave skemën e shërbimeve të inteligjencës, historia e të cilave ilustrohet zyrtarisht në faqen e internetit të qeverisë.

Nga bibliografia thelbësore mbi shërbimet italiane, spikat trilogjia “Historia e shërbimeve sekrete italiane, nga bashkimi i Italisë tek sfidat e shekullit XXI” nga Antonela Vilasi, eksperte e shërbimeve që jep mësim në Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2011 Vilasi botoi “Manualin e Inteligjencës”, që analizon synimet e shërbimeve sekrete në demokracitë moderne perëndimore.  E intervistuar në vitin 2012 nga Çincia Fik, kur u pyet nëse shërbimi sekret është ende një botë kryesisht mashkullore, Vilasi u përgjigj: “Jo. Drejtori i përgjithshëm i shërbimit sekret zviceran është një grua. Shërbimet sekrete britanike kishin dy gra që merreshin me menaxhimin e përgjithshëm të punëve. Në Itali diçka ndryshoi kur Vitorio Stelo, ish-drejtori i SISDE, caktoi një grua si zëvendësen e tij disa vjet më parë. Në Evropë, inteligjenca nuk është më një prerogativë e burrave. Dhe inteligjenca rozë bëhet ndryshe. Më e plotë. Pasi ne gratë kemi një shqisë të gjashtë, të cilën burrat nuk e kanë”.

Bota e shërbimeve dhe subjekti i spiunazhit, u rikthyen në titujt e medieve të martën e javës së kaluar me arrestimin e kapitenit të fregatës së marinës italiane, Valter Biot, së bashku me një zyrtar të forcave të armatosura ruse. Ata akuzohen për vepra spiunazhi. Kjo ngjarje ka gjasa të ketë pasoja negative në marrëdhëniet e Italisë me Rusinë e Vladimir Putinit.

Shuma prej 5 mijë eurosh të sekuestruara gjatë takimit që u zhvillua në një parking në Romë, mes Biot dhe agjentit rus, duket aq e vogël sa është patetike, aq sa mund të jetë një këst i mundshëm i shërbimeve të mëparshme.

Ajo e rrëzon edhe mitin e një spiunazhi kinematografik, si ai që tregohet në filmin e famshëm“Misioni i pamundur” (Mission Imposible), bazuar në transaksione prej miliona dollarësh, në vende luksoze në botë të rrethuara nga spiune të bukura me një hijeshi vdekjeprurëse.

Këtë herë historia e vërtetë, duket se ngjan më shumë me peripecitë e Rrobaqepësit të ngathët të Panamasë apo të Njeriut të dëshpëruar në Havanë, njerëz të ngratë që kanë hyrë në botë më të mëdha se ata vetë, dhe që në fund shpenzimet do të paguhen po nga ata.

Në romanin e Graham Grin të vitit 1958 (Njeriu ynë në Havanë), protagonist është Xhejms Uormold, një shitës fshesash me korrent i rrënuar nga problemet ekonomike, por edhe problemet e shkaktuara nga vajza e tij adoleshente, një katolike e zjarrtë por edhe materialiste, e fiksuar pas jetës së luksit, dhe për të cilën ai duhet të kujdeset vetëm pasi u braktis nga e shoqja.

Ai pranon të rekrutohet nga shërbimet sekrete britanike për të fituar para, dhe për të qëndruar në lojë ai fillon që të shpikë zbulime të bujshme. Duke mos qenë në gjendje të gjejë asgjë, shpik informacione dhe një rrjet bashkëpunëtorësh, derisa arrin të dërgojë në Londër modelet e një makinerie luftimi të bazuar në skemën e një fshese me korrent.

Shumë shpejt përfundon midis dyshimeve të MI6 mbi punën e tij dhe hetimit të kapiten Segura, një polic kuban i kundër-spiunazhit, që është i dashuruar me vajzën e Uormold. Në fund, ishte vetëm sikleti nga zbulimi i një historie kaq qesharake për opinionin publik, që i shtyu shërbimet britanike ta shpërblejnë Uormoldin me një punë të përhershme në Londër, ku ai gjithashtu mund të martohet me Beatriçen, një agjente të dërguar në Kubë për të kontrolluar atë, dhe që bie shpejt në dashuri me të dhe paguan shkollën e vajzës së tij.

Si përfundim, duket se përveç romaneve dhe filmave, duhen edhe kritere të një lloji krejt tjetër për të qenë një spiun, siç janë ato të “Pesëshes së Kembrixhit”, agjentët sekretë të dyfishtë britanikë, që duke filluar nga vitet 1930, filluan që t’i transmetonin Bashkimit Sovjetik informacione të rëndësishme të inteligjencës britanike.

Ata ishin:Kim Filbi (me nofkën Stenli), Gai Barxhes (Hiks), Donald Maklin (Homeri),  Entoni Blunt (Xhonson) dhe Xhon Kairnkros (List). Ata u njohën me njëri-tjetrin në universitetin prestigjioz britanik, ku parimet e Revolucionit të Tetorit po dominonin në vitet 1930 duke ndikuar tek shumë të rinj të shtresës së lartë,të cilët të shtypur nga një mjedis shoqëror tipikisht i ngurtë dhe snobist, filluan të kërkonin liri dhe zakone sociale më të gjera, duke e përqafuar ideologjinë komuniste që në sytë e tyre karakterizohej nga mungesa e plotë e dallimeve klasore, dhe për këtë arsye kishte një mjedis shoqëror krejtësisht të kundërt me atë britanik.

Ata i bënë shumë dëm NATO-s. Edhe sot, me gjithë shembjen e Bashkimit Sovjetik, “Spiunët e Kembrixhit”, që i shërbyen vendit të tyre vetëm për ta tradhtuar atë, kujtohen me shumë admirim nga shërbimet sekrete ruse, të cilat vazhdojnë të nderojnë punën nga e cila ata përfituan shumë.

Ata ishin një mit për Putinin e ri, që u rrit nën mbrojtjen e kreut të frikshëm KGB-së Juri Andropov në bodrumin e izoluar të Pallatit Lubjanka në sheshin e Moskës, ku midis viteve 1958-1990 qëndronte statuja e Feliks Xhërxhezinskit, themeluesit të policisë sekrete sovjetike në vitin 1926.

Statuja u hoq prej andej në vitin 1991 nga protestuesit liberalë pas përpjekjes së dështuar të  grushtit të shtetit kundër Mikhail Gorbaçov. Po mbaronte një epokë dhe mesa duket po niste një e re, edhe me këshillën që iu dha Lorenc Feringeti revolucionarëve të kohës së tij: “Zhvidhosini bravat e dyerve, por mos rruani menteshat!”.

Po kështu ndodhi në Rusinë oligarkike të carëve të rinj të sapo-kurorëzuar.

Jo vetëm dinakëri, por edhe kulturë e thellë, mendim i menjëhershëm, veprimi i analizuar thellë dhe aftësi  për t’u fshehur, një kompleks dhuntish që vjen nga larg, dhe për të cilat unë besoj se rezonon në të gjitha shkollat e agjentëve sekretë të botës,në nderim të arketipit tëçdo spiuni që respekton veten, të atij njeriu me një inteligjencë shumëformëshe, që duket se u thotë me tallje spiunëve të sotëm:hiqni dorë amatorë!

Marrë me shkurtime nga “Linkiesta” – Bota.al

Previous Post

Vaksina e BioNTech ka efekt ndaj variantit Delta të Coronës

Next Post

Në SHBA mund të zgjidhet kryebashkiakia e parë socialiste pas 60 vitesh

albnews

albnews

Related Posts

Pas fitores së Ramës, Shqipëria kthehet në “kamp refugjatësh”, edhe Anglia gati të dërgojë refugjatë në Shqipëri, gjithçka vendoset të…
Albania

Pas fitores së Ramës, Shqipëria kthehet në “kamp refugjatësh”, edhe Anglia gati të dërgojë refugjatë në Shqipëri, gjithçka vendoset të…

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Viktimë e gabimit në drejtësi, britaniku i dënuar për vrasje lirohet pas 38 vjetësh
UK

Viktimë e gabimit në drejtësi, britaniku i dënuar për vrasje lirohet pas 38 vjetësh

14 May, 2025
Next Post
Në SHBA mund të zgjidhet kryebashkiakia e parë socialiste pas 60 vitesh

Në SHBA mund të zgjidhet kryebashkiakia e parë socialiste pas 60 vitesh

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM