Star Hobson lindi në maj të 2019-ës. Ajo ishte vajza e Frankie Smith dhe Jordan Hobson.
Disa muaj pas lindjes, në maj të 2019-ës, Frankie ndahet nga Jordan dhe lidhet me Savannah Brockhill.
VAJZA DHE BROCKHILL
Të dyja, jetonin me vajzën e vogël në një shtëpi.
Në janar të 2020-ës, u bë denoncimi i parë për dyshime dhune mbi vajzën tek shërbimet sociale nga dadoja Hollie Jones. Policia dhe shërbimet sociale vizituan familjen dhe çështja u mbyll një muaj më vonë.
Star jetoi për 10 javë me gjyshen dhe shëndeti i saj u përmirësua.
Në maj bëhet denoncimi i dytë nga mamaja e Frankie, Anita Smith. Smith dhe Brockhill vizitohen nga punonjësit socialë, të cilat u justifikuan se nëna ishte ndikuar nga mospranimi ndaj marrëdhënies së tyre homoseksuale.
Në qershor motra e madhe e Smith i dërgon policisë fotografitë e foshnjës së mavijosur. Përafërsisht në të njëjtën kohë, babai i Star bën një denoncim të tretë në shërbimet sociale mbi një foto ku dukeshin shenja dhune tek vajza. Policia dhe shërbimet sociale e çuan fëmijën në spital për t’u kontrolluar dhe lëndimet e saj u konsideruan aksidentale. Më pas Rachel Ëhiteley, një mike e familjes, bën denoncimin e katërt tek shërbimet sociale për shqetësimet për shëndetin e Star.
Në 15 shtator kamerat kanë regjistruar Brockhill duke goditur vazhdimisht Star-in ndërsa ishte brenda një makine në një fabrikë riciklimi ku ajo punonte. Dhe në 22 shtator, ditën kur një punonjës social duhej të takonte Smith-in, por e shtyu takimin për më vonë, Brockhill e rrahu për vdekje vogëlushen, duke e torturuar për 3 orë. Shkaku? Star i kishte grisur biletën e koncertit të grupit të saj të preferuar.

Pas një gjyqi 8-javor Brockhill u shpall fajtore. Por pa faj nuk është as nëna e vajzës së vogël e cila nuk bëri asgjë për ta ndaluar. Një nga herët kur ajo ishte prezente, teksa e dashura e saj i fuste vajzës kokën në ujë, në formë ndëshkimi. Vendimi për dënimin ende nuk është marrë.

