ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 14 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 14 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 14 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 14 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Historike/ Bayer Leverkusen fiton pas 120 vitesh titullin e parë në Bundesligë, thyen dominimin e Bayern Munich

albnews by albnews
14 April, 2024
in Bota
0
Historike/ Bayer Leverkusen fiton pas 120 vitesh titullin e parë në Bundesligë, thyen dominimin e Bayern Munich
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampioni i Bundesligës për sezonin 2023-24 edhe pse duhen pesë ndeshje deri në fundin e sezonit në elitën e futbollit gjerman. Pas 120 viteve nga krijimi i klubit (1904), “Aspirinat” shijojnë për herë të parë këtë trofe të lakmuar, duke shkruar historinë.

Duhej Xabi Alonso në stol, Granit Xhaka në regji dhe yje si Tah, Andrich, Tella, Hoffman, Boniface, Wirtz, Frimpong, Grimaldo dhe Schick me shokë që Leverkusen të shkruante historinë dhe të thyente dominimin 11 vjeçar të Bayern Munich.

RelatedPosts

Aksident masiv me 56 makina, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Japoni

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Për javën e 29-të të sezonit, djemtë e Alonsos fituan 5-0 kundër Werder Bremen (Boniface, Xhaka, Wirtz (3x) autorët e golave) dhe me këtë sukses janë zyrtarisht kampionët e rinj në Gjermani. Tifozët ishin përgatitur për një festë të tillë, teksa dita e sotme ishte e veçantë për ta.

Qyteti ishte i veshur me ngjyrat e kuqe dhe të zeza, ndërsa mijëra ishin në rrugë duke shoqëruar ekipin për në stadiumin “BayArena”. Xhaka me shokë nuk zhgënjyen dhe bënë që data 14 prill 2024 të shënohet me gërma të arta në historinë 120-vjeçare të Leverkusen.

Ky titull është më i veçantë pasi vjen me një rekord prej 43 ndeshjesh pa humbje këtë sezon në të gjitha kompeticionet, duke bërë që “Aspirinat” të jenë ekipi i vetëm në ligat elitare që ka mbyllur llogaritë e titullit këtë sezon.

Në fund tifozët zbritën nga tribunat në fushë, me festën që është legjitime edhe me flakadanë.Historia – Tifozët e Leverkusenit kanë pritur për një kohë të gjatë suksesin pasi kanë duruar një sërë humbjesh të dhimbshme, duke përfunduar nënkampion në 2011, 2002, 2000, 1999 dhe 1997.

Klubi gjithashtu humbi finalet e Kupës së Gjermanisë dhe Ligës së Kampionëve në 2002. Vetëm tifozët ‘e moshuar’ kujtojnë fitoren e Kupës së Gjermanisë në 1993, ose fitoren e Kupës UEFA në 1998.

Tre trofe kishin në histori “Aspirinat”. Një UEFA Cup në 1988, një Kupë Gjermanie në 1993 dhe 1 titull në Bundesliga 2 në vitin 1979. Ky është trofeu i parë pas 31 vitesh për klubin, pas Kupës së Gjermanisë në 1993.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result