Don Kishoti i Mançës, nga Miguel de Cervantes, u botua për herë të parë në vitin 1605.
Është vepra më e njohur e letërsisë spanjolle dhe një nga romanet më të studiuara dhe më të lexuara në botë. Javët e fundit, Sotheby’s ka nxjerrë në ankand dy nga botimet më të lashta të kësaj vepre, që kanë arritur një çmim deri në 540 mijë euro.
Librat, të datës 1608 dhe 1615, i përkisnin diplomatit bolivian Jorge Ortiz Linares, i cili i bleu në vitin 1936, në Londër. Librat janë një botim i tretë i pjesës së parë të Don Kishotit, të shtypur në 1608, dhe një botim i parë i pjesës së dytë, të shtypur në 1610.
Të dyja kopjet u ekspozuan për herë të parë për publikun në selinë e Sotheby’s në Londër, në fillim të dhjetorit. Ato u hodhën në ankand këtë të mërkurë në Paris dhe një blerës anonim ka paguar 540 mijë euro.