Historikeeeee! Shqipëria fiton në mes të Serbisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria ka fituar në mes të Serbisë në ndeshjen e zhvilluar për Botërorin 2026.

Shqipëria u përball sonte me Serbinë në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit, sfidë e vlefshme për Grupin K eliminator të Botërorit 2026.

Në pjesën e parë, kur po pritej përfundimi, Rey Manaj shënon, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

Kësisoj, pjesa e parë u mbyll 1-0 për Shqipërinë.

Në pjesën e dytë djemtë e Silvinjos administruan rezultatin, duke marrë fitoren historike brenda në Serbi e duke mbajtur vendin e dytë në grup dhe ëndrrën për kualifikimin në Botëror.

Share This Article