• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Historitë e “ciganes” dhe zyrtarit të Prefekturës së Prishtinës që shpëtuan hebrenjtë, përmbledhen në film

Historitë e “ciganes” dhe zyrtarit të Prefekturës së Prishtinës që shpëtuan hebrenjtë, përmbledhen në film

by albnews
21 November, 2019
in Kosova
0
8
VIEWS

Në një mbrëmje në një sinagogë pranë Uashingtonit, pjesëtarë të komuniteteve hebraike dhe shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria, u mblodhën për të parë filmin “Cigania Kurajoze” dhe për të nderuar një ish-sekretar të prefekturës së Prishtinës, që kishte shpëtuar jetën e shumë hebrenjve gjatë periudhës së Holokaustit. Aktiviteti ishte organizuar për të përkuar me 81 vjetorin e Natës së Xhamave të Thyer, kur nazistët ndërmorën sulmin mizor kundër komunitetit hebre, duke bastisur shtëpitë, duke shkatërruar bizneset dhe duke djegur sinagogat, një prelud i tmerrit që do të pasonte.

Të shpëtosh një fëmijë dhe ta rrisësh si tënden, duke rrezikuar jetën. Kjo është historia e Hajrija Imeri Mihajliçit, një grua e komunitetit rom, që shpëtoi një vajzë të vogël hebreje në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ajo vajzë, Ester Acevic – sot Ester Levi – ia kujton edhe sot tiparet. Hajrija punonte për gjyshen e Esterit në Mitrovicë. Dhe kur hebrenjtë u dërguan në kampe përqendrimi, ajo gjeti gjyshe e mbesë në kampin e Mitrovicës dhe e nxori Esterin mes pesë fëmijëve të saj.

Esteri u rrit si bija e saj dhe pas pesë vjetësh kur u mor vesh që vajza ishte hebreje, e morën dhe e dërguan në një jetimore në Serbi ku më pas megjithëse u bashkua me të ëmën, Esteri gjithmonë ndjente mall për Hajrijen.

Regjisori kroat Jakov Sadler i thotë Zërit të Amerikës se Hajrija është e vetmja “cigane” në botë e cila ka marrë titullin më të lartë të Izraelit “njerëz kurajozë të kombeve”, që jepet për ata që shpëtuan hebrenjtë. Ai thotë kurajoja e Hajrijes është edhe më e veçantë, pasi edhe komuniteti Roma ishte në shënjestër të nazistëve.

“A mund ta imagjinoni në këtë situatë të tmerrshme, të jesh ‘cigane’, ta kesh jetën të rrezikuar dhe të kesh kurajon të shpëtosh një vajzë të vogël hebraike? Është vërtet e pamundur të përshkruash guximin e saj”.

Anna Kohen, pasardhëse e një familjeje hebraike, e lindur dhe e rritur në Vlorë, ishte një nga organizatoret e aktivitetit mbajtur në sinagogën B’Nai Tzedek, ku u shfaq dhe filmi.

“Është e mrekullueshme sesi ajo fëmijë e vogël është ende gjallë dhe që u shpëtua nga një ‘cigane’ në Kosovë”, tha ajo për Zërin e Amerikës.

Mbrëmja i ishte përkushtuar gjithashtu edhe rolit të shqiptarëve të Kosovës, që shpëtuan hebrenj, dhe ndihmuar me kalimin e tyre në Shqipëri, i vetmi vend ku ata ishin të mbrojtur në Evropë.

“Ne jemi shqiptarë nga Shqipëria, shqiptarë nga Kosova dhe njerëzit e dinë më shumë për shqiptarët që i shpëtuan të gjithë hebrenjtë e tyre. Por për mua ishte si një mision i paplotësuar, sepse unë tregoj gjithmonë se si Shqipëria i shpëtoi hebrenjtë, sepse shpëtoi familjen time. Por nuk dëgjoheshin shumë histori për Kosovën”.

Pjesë e këtyre historive ishte ajo e Preng Ulit i cili si sekretar i përgjithshëm i Prefekturës së Prishtinës gjatë luftës, shpëtoi shumë hebrenj. Një nga rastet më të spikatura, ishte kur ai bashkëpunoi me rabinin e Prishtinës, Jozef Levi duke i dhënë 52 pasaporta të rreme për hebrenjtë që të kalonin në Shqipëri.

Gjergj Uli është krenar për të atin, i cili vuajti edhe në kampin e Gracit, dhe thotë se ai ishte një idealist.

“Është kënaqësi dhe vërtet që është një nder dhe unë jam i entuziazmuar që një tjetër popull kujton tim atë për atë që bëri. Ky është një vlerësim e asaj që ai vërtet e bëri dhe ishte jo pak e rëndësishme. Edhe një njeriu të vetëm t’ia shpëtosh jetën është një mrekulli, jo më im atë ka bërë shumë më tepër se aq”, tha ai.

Për të nderuar kujtimin dhe kontributin e Preng Ulit, artistja Masha Roth, një fëmijë e mbijetuar e Holokaustit kishte bërë një vepër arti që ia dha Gjergjit.

Ines Demiri, diplomate në konsullatën e Kosovës dhe një nga organizatoret, ka një pozicion të veçantë. Gjyshi i saj shqiptar e shpëtoi gjyshen e saj hebreje dhe më pas ata u martuan.

“Si një bijë që u takon të dy popujve të lashtë hebre dhe shqiptar, që të dy kanë përjetuar vuajtjen dhe brutalitetin, jam krenare që ta quaj Kosovën shtëpinë time, dhe krenare për popullin tim që shpëtoi hebrenjtë në kohën më të vështirë të historisë së tyre”.

Për Ardian Hasanajn, një pjesëtar i audiencës nga Kosova, që ndodhej për vizitë në Uashington dhe jeton në Gjermani, simbolika ishte shumë e ndjeshme për të, duke qenë se kishte përjetuar si fëmijë luftën në Kosovë dhe të keqen apo të mirën që janë në gjendje të bëjnë njerëzit.

“Veprimi i Hajries dhe shumë të tjerëve shqiptarë që gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë arritur të rrezikojnë jetën e vet, për të shpëtuar jetët e të tjerëve, në këtë rast komunitetit Jahudi që kanë qenë të rrezikuar nga nazizmi në atë kohë, është vërtet shenjë e madhe e kombit tonë por edhe vlerave njerëzore, që duhet t’i ketë secili komb”, tha ai.

Irene Makler, një tjetër pjesëmarrëse, flet për rolin e shqiptarëve.

“Fakti që të gjithë po kthenin shpinën dhe shqiptarët i mbrojtën hebrenjtë, mbrojtën njerëz që vuanin dhe kishin nevojë për ndihmë, mendoj se është i mrekullueshëm”, thotë ajo.

Në një sallë ku kishte shumë të mbijetuar, disa prej akteve të njerëzve që i ndihmuan, mirënjohja dhe dashuria e Esterit për Hajrijen është diçka që ata e ndjejnë dhe e kuptojnë thellë.

“Ndërsa kujtojmë Natën e Xhamave të Thyer, ne kujtojmë të gjithë hebrenjtë që vdiqën në luftë, por po ashtu nuk do të harrojmë kurrë ata që shpëtuan hebrenj të tjerë”, thotë Kohen.

Previous Post

Prishtina, qytet i lirë që duhet vizituar – sipas “TheRichest”

Next Post

24 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit

albnews

albnews

Related Posts

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten
Kosova

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
Kosova

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

13 May, 2025
Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Next Post
24 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit

24 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4696 shares
    Share 1878 Tweet 1174
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2391 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM