Hodhen molotovë dhe sende të forta në drejtim të policisë, arrestohen 18 protestues në Tiranë, mes tyre 3 të mitur

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Shtetit njoftoi se, pas protestës së opozitës të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, janë arrestuar 18 persona, mes të cilëve 3 mitur, ndërsa proceduar penalisht 27 të tjerë.

Në njoftimin e sotëm të policisë këta persona kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit, si dhe kanë hedhur drejt tyre dhe institucioneve molotovë dhe sende të forta.

Gjatë veprimeve të policisë u sekuestruan 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Hodhen molotovë dhe sende të forta në drejtim të

Njoftimi i Policisë Tiranë

Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët.     

Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Strukturat e Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera  nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë  kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajtjen e institucioneve shtetërore,  për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përreth territorit ku po kryhej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të policisë dhe institucioneve  lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. K., 19 vjeç, D. G., 32 vjeç, A. I., 42 vjeç, V. I., 22 vjeç, E. Xh., 18 vjeç, K. N., 23 vjeç, R. I., 20 vjeç, E. C., 46 vjeç, R. P., 26 vjeç, M. K., 31 vjeç, A. D., 31 vjeç, K. K., 45 vjeç, F. D., 23 vjeç B. B., 23 vjeç, A. D., 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur;

Si dhe proceduan penalisht  27 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B, deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Share This Article