Hohmann në kampin e Tepelenës: Ballafaqimi me të kaluarën komuniste, jetik për shoqëri demokratike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, ka deklaruar se ballafaqimi me të kaluarën komuniste dhe mizoritë e saj do të jetë gjithmonë jetike për Shqipërinë në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të begatë. 

Gjatë një vizite në jug të Shqipërisë zonja Hohmannu është ndalur në vendin përkujtimor të kampit famëkeq të Tepelenës, ku vendosi në shenjë nderimi edhe një buqetë me lule. “Nderuam kujtimin e atyre që humbën jetën dhe pësuan trajtim ç’njerëzor në kampin e internimit të Tepelenës” shkruan ambasadorja e BE në rrjetet sociale. ” Ballafaqimi me të kaluarën komuniste dhe mizoritë e saj do të jetë gjithmonë jetike për Shqipërinë në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të begatë” këshillon ajo.  

“Mirëmbajtja e objekteve historike si kampi i internimit të Tepelenës është tepër e rëndësishme. Ato janë dëshmi e prekshme e epokës komuniste dhe duhet të ruhen për brezat e ardhshëm” shkruan ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann. 

Share This Article