Rasmus Hojlund është shumë pranë një largimi nga Manchester United, me AC Milanin që e ka bërë sulmuesin danez objektivin e tyre kryesor për repartin ofensiv.
Sipas Goal, 23-vjeçari është i hapur për një rikthim në Serie A, pasi ka marrë sinjale nga klubi anglez se nuk bën më pjesë në planet afatgjata të trajnerit Ruben Amorim.
Në këtë situatë, Milani ka intensifikuar bisedimet dhe ka marrë një përgjigje pozitive nga vetë lojtari, i cili është i etur të realizojë këtë transferim.
Fillimisht, Hojlund kishte synuar të luftonte për vendin e tij në skuadër edhe pas mbërritjes së Benjamin Seskos, por mungesa e besimit nga ana e Amorimit duket se e ka bindur të kërkojë një sfidë të re.

Mediat italiane raportojnë se kuqezinjtë janë të gatshëm të bëjnë një ofertë konkrete në ditët në vijim, me shpresën që marrëveshja të mbyllet para fundit të muajit.
United është i gatshëm ta lejoj lojtarin të largohet edhe si huazim, me Milanin që do ta ketë obligative blerjen e tij pas një viti.