ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën 4 hours ago
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës. 4 hours ago
Tornado “Adel” godet Greqinë 4 hours ago
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë 5 hours ago
Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Holanda dhe Spanja sfidojnë BE-në me një reformë të re fiskale

albnews by albnews
5 April, 2022
in Bota
0
Holanda dhe Spanja sfidojnë BE-në me një reformë të re fiskale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Edhe pse kanë qenë shpesh në skaje të kundërta për një sërë çështjesh, Holanda dhe Spanja janë bërë bashkë për të kërkuar rishikim të rregullave fiskale të BE-së. Të dy vendet kërkojnë konsensus në të gjithë BE-në lidhur me debatin e “Veriut kursimtar kundrejt Jugut luksoz”.

“Duhet të lëmë pas llogoret e vjetra dhe debatet e vjetra të së shkuarës”, tha zëvendëskryeministrja spanjolle dhe ministrja e financave, Nadia Calviño për POLITICO. “Është koha për të ndërtuar, mbi bazën e konsensusit, një qasje e cila është e besueshme dhe realiste.”

RelatedPosts

Tornado “Adel” godet Greqinë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi

“Kjo do të thotë që rregullat tona duhet të marrin parasysh faktin se raportet e borxhit ndaj PBB-së në të gjitha vendet evropiane janë shumë të ndryshme nga ato që kishim përpara se të na godiste pandemia,” tha ajo. “Evropa duhet të ndërmarrë një përpjekje masive investimi në mënyrë që të sigurojë autonominë tonë strategjike në këtë kontekst të ri gjeopolitik. Ky është fakt.”

“Pika politike këtu është të mos humbim energji dhe kohë për dallimet sipërfaqësore. Le të përqendrohemi në bazën e përbashkët, të ndërtojmë mbi bazën e përbashkët,” tha homologja e saj holandeze, Sigrid Kaag, në një konferencë për shtyp të hënën.

Debati mbi rregullat fiskale u zbeh që kur Komisioni Evropian sinjalizoi në fillim të këtij viti se mund të zgjasë të ashtuquajturën Klauzola të Përgjithshme e Shmangies deri në vitin 2023, që do të thotë se vendet nuk do të duhet të pajtohen me rregullat fiskale edhe për disa kohë.

Të dy vendet u shprehën përmes një dokumenti të përbashkët të hënën në prag të një takimi të ministrave të Financave të eurozonës në Luksemburg. Holanda dhe Spanja u bëjnë thirrje vendeve të BE-së që të krijojnë një rrugfë të përbashkët të reduktimit të borxhit në një mënyrë që të jetë “reale, graduale, por ambicioze, si dhe në përputhje me rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës”. Ato theksojnë se “investimet publike të konsiderueshme të financuara nga BE dhe kombëtare do të jenë të domosdoshme për grumbullimin e investimeve private në zonat strategjike”.

Dy vendet bëjnë thirrje për “një rregullore të thjeshtë shpenzimesh” që do t’i bënte rregullat më të kuptueshme dhe më të zbatueshme.

E përkthyer në politikë, kjo do të nënkuptojë t’u jepet vendeve më shumë liri veprimi për ritmin e reduktimit të borxhit dhe anulimin e kërkesës për të reduktuar borxhin e tepërt me 5 për qind në vit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

27 November, 2025
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

27 November, 2025
Tornado “Adel” godet Greqinë

Tornado “Adel” godet Greqinë

27 November, 2025
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

27 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result