Holanda me numër rekord të rasteve të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Holandë është rritur me më shumë se 13.000 në 24 orët e fundit, i cili është një rekord i ri në vend, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Shëndetit holandez.

Numri i njerëzve të infektuar me COVID-19 vazhdoi të rritet pavarësisht nga masat kufizuese të futura në 14 dhjetor, të cilat përfshijnë mbylljen e shkollave dhe dyqaneve, raporton Reuters.

Numri i 13.302 rasteve të koronavirusit në 24 orët e fundit është një rekord i ri, i cili tejkalon atë të mëparshmin të regjistruar të enjten, i cili arriti në 12.779.

Share This Article