Holanda mposhtë Anglinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Holanda e ka mposhtur sonte Anglinë me rezultat 3-1, në ndeshjen e zhvilluar në Portugali.

Koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1 dhe u dashtë që ndeshja të shkojë në vazhdime për t’u mësuar finalisti i dytë i Ligës së Kombeve.

E para ka kaluar në epërsi Angli me golin e ka shënuar nga pika e bardhë, Marcus Rashford (32’). Kurse goli i barazimit erdhi në pjesën e dytë, Matthijs de Ligt (73’). Në pjesën e dytë Holanda pati paraqitje më të mirë, ndërsa pjesa e vazhdimeve u dominua tërësisht nga holandezët. “Tulipanët” arritën të shënojnë golin e epërsisë me autogolin e Kyle Walker (97’), ndërsa për rezultatin 3-1 shënoi Quincy Promes (114’).

Të dielën në Porto ndeshen Portugalia dhe Holanda në finalen e Ligës së Kombeve. Anglia po të dielën ndeshet me Zvicrën për vendin e tretë të Ligës së Komeve.

Share This Article