Kryeministri holandez Mark Rutte njoftoi sot një zgjatje të shumicës së masave antiCOVID-19, aktualisht në fuqi në Holandë, deri më 2 mars.
“Kemi arritur në përfundimin se është e pashmangshme zgjatja e bllokimit aktual pothuajse tërësisht deri më 2 mars”, tha Rutte gjatë një konference për shtyp për menaxhimin e krizës shëndetësore.
“Ne nuk mund ta injorojmë shfaqjen e shpejtë të variantit britanik dhe dimë se, nëse bëhemi shumë optimistë tani, së shpejti do të shohim shtimin e rasteve”, shtoi ai.
Autoritetet holandeze kanë njoftuar se numri i infektimeve është në rënie, por deri në dy të tretat e rasteve të reja të COVID-19 në vend janë të lidhura me të ashtuquajturin variant britanik.
Rutte theksoi se shtetrrethimi pritet të mbarojë më 10 shkurt, megjithatë shtoi se i ka kërkuar komitetit shkencor përgjegjës për këshillimin e qeverisë në menaxhimin e krizës shëndetësore që të shyrtojë mendimin e tij.