Holandë, kapet sasi rekorde e kokainës me vlerë 5 miliardë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hetuesit holandezë kapën një sasi rekord kokaine me vlerë rreth 5 miliardë euro (5.6 miliardë dollarë) në portin e Roterdamit vitin e kaluar.

Autoritetet zbuluan mbi 70,000 kilogramë kokainë, rreth 74 për qind më shumë se një vit më parë, raportoi sot zyra e prokurorit publik. Ndërkohë, sipas organeve të drejtësisë janë arrestuar 198 persona.

Roterdami konsiderohet si një nga portet më të mëdha të hyrjes së kokainës në Evropë. Mbi 2,100 kilogramë kokainë u zbulua edhe në pjesë të tjera të Holandës, sipas prokurorëve.

Sasia më e madhe e kokainës, me peshë 4,180 kilogramë u gjet e fshehur në një ngarkesë me banane në dhjetor.

Në shumicën e rasteve, bandat e organizuara nga Amerika e Jugut e fshehin drogën në kontejnerë transporti mes mallrave të tjera të importuara. Më pas ata nxirren nga kontejnerët dhe transportohen nga bashkëpunëtorët. 

Share This Article