Holokausti/ Meta: Krenar që Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se sa para saj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit, ku humbën jetën miliona hebrenj të pafajshëm.

Meta shkruan se është krenar për popullin shqiptar dhe kodin e nderit Besa, që në periudhën më të errët të njerëzimit mbrojti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke e kthyer Shqipërinë në të vetmin shtet në Europë ku numri i tyre ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se sa para saj.

Postimi i Metës:

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës nderojmë miliona jetë të pafajshme hebrenjsh të humbura gjatë mizorisë së Holokaustit.

Krenar për popullin shqiptar dhe kodin tonë të nderit Besa që në periudhën më të errët të njerëzimit mbrojti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke e kthyer Shqipërinë në të vetmin shtet në Europë ku numri i tyre ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se sa para saj.

Duke dënuar me forcë antisemitizmin, mungesën e tolerancës dhe bashkëjetesës, si dhe dhunimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, të angazhohemi që të tilla tragjedi, gjenocide dhe akte çnjerëzore të mos përsëriten kurrë më

Share This Article