Homazhe në nderim të Shpat Kasapit, arkëmorti i këngëtarit mbulohet me flamurin kombëtar shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë nisur homazhet në nderim të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, I cili humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Arkëmorti me trupin e tij, ishte mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar ndërsa ceremonia e ngushëllimit po mbahet në Pallatin e Kulturës në Tetovë, qytetin e tij të lindjes.

Në sallë, nëna dhe familjarë të këngëtarët po presin njerëz që kanë shkuar për t’i ngushëlluar.

Shpat Kasapi vdiq më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Ai do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Tetovë.

Share This Article