Homazhe për Dëshmoren e Atdheut, Zarife Hasanaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë po zhvillohen homazhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit, dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën gjatë misionit në Letoni.

Familjarë, të afërm e miq, kolegë dhe personalitete të larta shtetërore po nderojnë për herë të fundit nëntetaren Hasanaj. Përpara trupit të Dëshmores së Atdheut u përkul i pari babai i saj si dhe familjarë të tjerë.

Në orën 12:00 do të mbahet ceremonia shtetërore dhe në orën 13:00 ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit” ku edhe do të prehet nëntetarja Hasanaj.

Dita e sotme me vendim të Këshillit të Ministrave është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj./ATSH/

Share This Article