Homazhe për heronjtë Fazliu, Zhitia dhe Rrahmani, të cilën sot rivarrosen në Velani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Kuvendin e Kosovës po bëhen homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.

Qytetarë, miq e bashkëluftëtarë të heronjve po bëjnë nderime para trupave të cilët sot do të rivarrosen në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës.

Homazhe kanë bërë edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, ish presidenti Fatmir Sejdiu, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK, Rrahman Rama dhe pjesëtarë të tjerë të Forcës. Homazhe do të bëjë edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përcjell kp.

Për të nderuar heronjtë sot në Prishtinë do të mbahet edhe akademi përkujtimore.

Këto aktivitete sot bëhen nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Kujtojmë se kohë më parë Qeveria e Kosovës kohë ka miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve të kombit dhe propozim-vendimi për rivarrimin e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani.

Share This Article