Homazhe për Ismet Bellovën, komentatori sportiv përcillet për në banesën e fundit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

anë mbajtur sot homazhet në Tiranë në nderim të Ismet Bellovës, zërit legjender komentimit të ndeshjeve të futbollit që u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 91-vjeçare.

Pas homazheve që u mbajtën nga ora 10:00 në hollin e RTSH-së, ai u përcoll për në banesën e fundit.

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës është një humbje e madhe për sportin dhe median shqiptare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te brezat që edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën dhe te historia e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi.

Kush ishte Ismet Bellova?

Bellova e nisi rrugëtimin e tij në sport herët, që në vitin 1948, kur u shpall edhe kampion i vendit për të rinj në pingpong. Emri i tij u bë pjesë e historisë së transmetimeve sportive shqiptare më 29 nëntor 1950, me komentimin e ndeshjes Dinamo – Partizani 1–0, finalja e Kupës së Shqipërisë, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë në Radio Tirana.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe gazetari, ai u nderua me tituj e dekorata të shumta, ndër të cilat: “Mësues i Popullit”, Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I dhe të Artë, Urdhrin e Punës Klasi I, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Nderi i Sportit Dibran”, si dhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.

Share This Article