ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 3 hours ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 3 hours ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 4 hours ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 4 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Homazhe për Lutfi Hoxhën/ Aktori i qindra roleve shuhet në moshën 89-vjeçare

albnews by albnews
11 September, 2023
in Kulture, Shqiperia
0
Homazhe për Lutfi Hoxhën/ Aktori i qindra roleve shuhet në moshën 89-vjeçare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

U mbajtën këtë të hënë homazhet në nderim të aktorit te njohur Lutfi Hoxha pranë Pallatit të Kulturës në qytetin e Durrësit.

Familjarë, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë i dhanë aktorit të qindra roleve lamtumirën e fundit.

RelatedPosts

Autoportreti i Rembrandtit nis turneun kombëtar në Britani

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

“Ai ka qenë një aktor brilant. Nëse do karakteret më të bukura, ato i zhvillonte Lutfi Hoxha,” tregon aktori Roland Koça.

Aktori Lutfi Hoxha është një nga aktorët e parë që themeluan teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ai ka interpretuar gjithashtu në dhjetëra role në kinematografi.

“Miku i mirë sikur të heq një copë nga mendimet, nga kujtimet, edhe nga trutë. Kjo është dhimbja që ndjej,” tha regjisori Haxhi Rama.

“Kur ikin artistë me vlera, siç është Lutfi Hoxha, sidomos për ne që e kemi njohur, kemi jetuar bashkë, dhembja është tepër e madhe,” tha shkrimtari Bardhyl Agasi.

Aktori i mirënjohur lindi në Durrës më 1 qershor të vitit 1934 ku edhe kreu mësimet e para për të vijuar liceun artistik “Jordan Misja”.

Mbi 100 role në teatër dhe afro 17 në kinematografi përbëjnë gamën e jetës së tij artistike.

Disa prej filmave në të cilët ka interpretuar janë “Rrugicat që kërkonin diell”, “Detyrë e posaçme”, “Thirrja”, “Shoku ynë Tili”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Nata e parë e lirisë”, “Ne dhe lenini” etj.

Një nderim i veçantë u bë për Hoxhën edhe nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

“Luti ishte një njeri i mrekullushëm, tepër i shoqërueshëm. Nuk po flas për vlerat e tij artistike të padiskutueshme qoftë në filma, qoftë në role të dyta, apo dhe në teatër, sepse nuk kanë nevojë për koment”,– tha shkrimtari Bardhyl Agasi.

“Në një përvjetor të teatrit unë e kam cilësuar njeriu i 100 fytyrave. Luti ishte aktori që ndërronte fytyrën për çdo rol që interpretonte. Është një aftësi shumë e veçantë e aktorëve të karakterit”,– tha mes të tjerash regjisori Haxhi Rama.

“Ai ka qenë aktor brilant. Një aktor që karakteret më të bukura mund t’i zhvillonte veç ai. Ishte shumë aktiv, kjo na pëlqente tek ai. Donim të ishim dhe ne aq aktiv sa ai”,- kujton aktori Roland Koça.

I njohur si aktori i karaktereve, Lutfi Hoxha e nisi karrierën e tij si aktor amator në grupin e Kantierit Detar të Durrësit, ku spikati me talentin dhe aftësinë e tij për të krijuar karaktere.

Për angazhimin e tij të gjatë, deri në vitet e fundit të jetës në teatër, Lutfi Hoxha është nderuar me titujt “Qytetar Nderi i Durrësit”, “Mjeshtër i Madh” dhe “Artist i Merituar”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result