Homazhet për Gorbachev, Putin ndryshon mendje, do të marrë pjesë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mijëra qytetarë rusë i bënë homazhet e tyre, liderit të fundit sovjetik Mikhail Gorbachev, në sallën historike të kolonave në Moskë.

Gorbachev, lideri i fundit sovjetik, aq shumë i admiruar e i dashur nga perëndimi e që jetoi mjaftueshëm sa për të parë reformat e ndërmarra prej të zhbëhen vitet e fundit, do të përcillet të dielën për në varrezat e Moskës, në një ceremoni shtetërore, ku ka konfirmuar praninë e tij edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Mikhail Gorbachev, i cili u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare, është nderuar nga mijëra qytetarë, të rinj e të moshuar, me arkmorti të vendosur prej mëngjesit të kësaj të shtune, në Sallën e madhe të Kolonave, në një ceremoni homazhi po ashtu të organizuar nga Kremlini, atje ku janë nderuar të gjithë liderët e mëparshëm sovjetikë. Ai do të përcillet të dielën për në banesën e fundit, në varrezat Novodevichy të Moskës, në krah të bashkëshortes së ndjerë Raisa.

Share This Article