• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, August 23, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
“Home…” shpërblehet në forumin e njohur hungarez

“Home…” shpërblehet në forumin e njohur hungarez

by albnews
16 November, 2020
in Albania, Kosova, Maqedonia
0
1
VIEWS

“Home is where the films are” i regjisores More Raça po vazhdon rrugëtimin nëpër programe ndërkombëtare dhe ka marrë çmimin special në programin “DunaDoc”, që përkrahet nga kanali televiziv “HBO Europa” dhe nga programi “Fast Forward Program” i Qendrës së Filmit në Hungari.

Çmimi “Documentary Association of Europe” është një mundësi për të bashkëpunuar me profesionistë dhe promovuar filmin, i cili është në fazën e zhvillimit dhe dokumenton një histori goxha intriguese. Pas 20 vjetëve disa fëmijë tashmë të rritur vihen në kërkim të filmbërësve amerikanë. Synimi i tyre është që t’i gjejnë njerëzit që i kanë vënë në kontakt me kinematografinë gjatë luftës së fundit në Kosovë, kur qëndronin në kampin e Stenkovecit të Maqedonisë së Veriut.

Programi “DunaDoc” është një forum profesional për dokumentarë kreativë, që është themeluar në vitin 2013 nga pesë regjisore e producentë hungarezë. Qëllimi i tij është krijimi i lidhjeve në mes të filmbërësve dhe audiencës hungareze me industrinë ndërkombëtare të filmave ndërkombëtarë. Seria e tyre e masterklasave është një mundësi për të diskutuar për projekte, për të grumbulluar fonde dhe marrë mbështetje gjatë procesit të realizimit si në aspektin financiar ashtu edhe atë kreativ.

Regjisorja More Raça ka thënë se ky çmim është një mundësi e mirë për bashkëpunime dhe një mundësi që filmi i saj të arrijë te një audiencë më e gjerë në të ardhmen.

“Stimulim dhe mbështetje e madhe prej një instituti shumë të rëndësishëm, që do të mbështetë në vazhdimësi zhvillimin e këtij projekti filmik. Do të thotë që edhe pas realizimit projekti do të ketë mbështetje për distribuim në festivale të njohura botërore”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ky çmim do t’i ndihmojë edhe në realizimin e projektit pasi që vazhdimisht gjatë procesit, por edhe më pas, në kohën e distribuimit, mund të ketë konsultime të vazhdueshme me austriaken Brigid O’Shea, një nga themelueset e “Documentary Association of Europe” (DAE), e cila ka punuar me festivale të ndryshme të filmit dokumentar që nga viti 2008.

Asociacioni i pavarur “DAE”, themeluar në shkurt të këtij viti në Berlinale. Qëllimi i themeluesve mbetet, mbushja e zbrazëtive duke u dhënë më shumë hapësira dokumentarëve të cilët, sipas tyre, si asnjëherë më parë janë kthyer në projekte emocionuese dhe kreative. Programi “DunaDoc” mbështetet nga “HBO Europe”, kanali televiziv pjesë e kompanisë mediale të njohur amerikane “Home Box Office” (HBO), e themeluar më 8 nëntor të vitit 1972, ndërsa programi “Fast Forward Program” i themeluar nga Qendra e Filmit në Hungari është një iniciativë që përmes punëtorive dhe ligjëratave të bëjë bashkë kineastët e rinj, si dhe të ftojë mentorë e profesionistë nga e gjithë bota që t’i shpalosin eksperiencat e tyre para hungarezëve.

Regjisorja kosovare, More Raça, ka thënë se tashmë si rezultat i çmimit “Documentary Association of Europe”, ka filluar që të ketë interesim nga televizione dhe platforma të ndryshme të njohura. Duke mos treguar me emra, për KOHËN ka bërë të ditur se xhirimet e dokumentarit do të fillojnë në mesin e vitit 2021.

Ka shtuar se dokumentari 80-minutësh flet për jetën e një familjeje kosovare gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhe për kohën e kaluar në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Ka thënë se ngjarja fokusohet te fëmijët, të cilët në kampin e njohur Stankovec të Maqedonisë kanë shikuar filma në çarçafin e madh të vendosur nga filmbërës amerikanë. “Pas 20 vjetëve, fëmijët refugjatë tashmë të rritur kërkojnë t’i takojnë filmbërësit amerikanë që ua sollën filmin në kamp”, ka thënë ajo.

“Home is where the films are” në muajin prill ka marrë pjesë në “East and West Talents Lab”, ku është shpërblyer me çmimin kryesor, grantin për hulumtim. Në maj, i njëjti dokumentar ishte në mesin e projekteve të përzgjedhura nga “CEDOC Market 2020”, që realizohet nga programi “Doc Lab Poland” e që organizohet nga “Krakow Film Festival”. Po ashtu, ishte në mesin e projektit observues në “EX Oriente Film” në Çeki, program ky që ofron mundësi zhvillimi gjatë gjithë vitit dhe në shtator ishte në garë edhe për katër çmime në forumin prestigjioz të kinematografisë, “Baltic Sea Docs Forum”.

Raça është e njohur për filmat e shkurtër “Ajo” (2018), “Home” (2016) dhe Amel (2013). Me filmin debutues të metrazhit të gjatë “Galaktika e Andromedës”, ishte në garën në kategorinë kryesore në Festivalin e Filmit në Sarajevë që u mbajt nga data 14 deri më 21 gusht, ku triumfoi “Exili” nën regji të Visar Morinës që u bë i pari regjisor kosovar që mori “Zemrën e Sarajevës”, çmimin për filmin më të mirë.

Previous Post

Kohfledt: Rashica do ta kalojë shpejt krizën

Next Post

Zhjedhja e presidentit, Mustafa: Ne kemi kryeministrin, nuk na takojnë dy pozita udhëheqëse

albnews

albnews

Related Posts

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji
Albania

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

23 August, 2025
Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë
Kosova

Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

23 August, 2025
Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Laç me qëllim ekstradimin 40-vjeçari me 4 emra
Albania

Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Laç me qëllim ekstradimin 40-vjeçari me 4 emra

23 August, 2025
Next Post
Isa Mustafa kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Zhjedhja e presidentit, Mustafa: Ne kemi kryeministrin, nuk na takojnë dy pozita udhëheqëse

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

23 August, 2025
Drama që la gjurmë në Shkodër, “Gjaku i Arbrit” dhe roli i paharruar i aktorit Agron Dizdari

Drama që la gjurmë në Shkodër, “Gjaku i Arbrit” dhe roli i paharruar i aktorit Agron Dizdari

23 August, 2025
Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

23 August, 2025
Takayo Nembhard: Policia lëshon një apel të ri tre vjet pasi një burrë u ther për vdekje në Karnavalin e Notting Hill

Takayo Nembhard: Policia lëshon një apel të ri tre vjet pasi një burrë u ther për vdekje në Karnavalin e Notting Hill

23 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5802 shares
    Share 2321 Tweet 1451
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2952 shares
    Share 1181 Tweet 738
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2856 shares
    Share 1142 Tweet 714
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2081 shares
    Share 832 Tweet 520
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM