Hong Kong, manifestuesit i vënë zjarrin një barrikade në qendër të qytetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mijëra manifestues pro demokracisë i vunë flakën sot në mbrëmje një barrikade gjigante jo shumë larg nga selia qendrore e policisë së Hong Kongut në lagjen Wanchai (qendër), sipas reporterëve në terren.

Ata kanë përdorur panele plastike dhe karrige të shkulura nga një terren sportiv që ndodhej aty pranë për të ngritur këtë barrikadë në mes të rrugës, para se t’i vënë flakën.

Në Hong Kong që prej 31 marsit janë zhvilluar vazhdimisht manifestime në favor të ruajtjes së statusit autonom të rajonit që janë nxitur nga një projektligj i cili favorizon ekstradimin drejt Kinës.

Share This Article