Hong Kong, piktura e dinastisë Yuan do të dalë në ankand

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga pikturat më të famshme të dinsatisë kinezë Yoan pritet të dalë në shitje në Hong Kong. Vepra e rrallë është vlerësuar me një çmim fillestar 10 milionë dollarë.

Një pikturë e famshme,që i përket Dinastisë Yuan,dikur në pronësi të perandorëve kinezë vlerësohet të shitet deri në 10 milion$ në një ankand të Shtëpisë “Sotheby’s” në Hong Kong.

“Pesë Princat e dehur që kthehen mbi kalë”, pikturuar nga mjeshtriidinastisë Yuan, Ren Renfa (1255-1327), pritet të dalë në shtitje në  8 tetor së bashku me veprat ë tjera të rralla.

“Kjo është një pikturë që hyri në koleksionin e Perandorit Qianlong në shekullin e 18-të, mban vulat e Perandorit, djalit të tij dhe pasardhësve të tjerë të dinastisë Qing, derisa ra në duart e Puyi, perandori i fundit, i cili e shiti atë në treg.

Piktura hyri në koleksione të ndryshme shumë të rëndësishme në perëndim. Dhe sot është këtu me ne, “tha kryetari i“Sotheby’s” përAzinë, Nicholas Choë.

Ndër veprat e tjera që Sotheby’s prezantoi të mërkurën për artdashësit ishte edhe koleksioni i artistit të dinastisë Qing Wang Hui.

Dymbëdhjetë piktura tradicionalekineze , të cilat janë 200 metra të gjata, janë shpërndarë nëpër gjithë botën.  “Sotheby’s” e përshkroi koleksionin si unik, po nuk është për shitje.

Share This Article