Hong Kongu mbyll edhe restorantet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hong Kong ndaloi sot edhe ngrënien në restorante, në mes të një vale të tretë të koronavirusit, që ka rezultuar në qindra raste të reja.

Masat e reja, të miratuara nga Këshilli Ekzekutiv në një mbledhje të jashtëzakonshme, gjithashtu detyrojnë mbajtjen e maskave në të gjitha hapësirat publike, jashtë dhe brenda, raportoi televizioni kombëtar i Hong Kongut.

”Hong Kong raportoi rreth 140 raste të reja sot dhe vdekjen e 20-të të lidhura me sëmundjen”, sipas gazetës ”Ming Pao”.

Sot ishte dita e gjashtë rresht e rritjes së infeksioneve në Hong Kong, që pak kohë më parë ishte lavdëruar për mbajtjen nën kontroll të shifrave në lidhje me koronavirusin/ATSH-DPA.

Share This Article