Hoqën dorë nga privilegjet mbretërore, si i sigurojnë paratë Meghan dhe Harry?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Episodet e para të një seriali që në fokus ka Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it, Princin Harry dhe Meghan Markle, do të transmetohen në Netflix nisur nga dita e sotme.

Çifti nuk merr më para nga Familja Mbretërore dhe një pjesë të madhe të të ardhurave i fiton tashmë nga marrëveshjet tregtare.

Por përse hoqën dorë Harry dhe Meghan nga privilegjet mbretërore?

Duka dhe Dukesha e Sussex-it u larguan nga familja mbretërore në janar të vitit 2020. Ata bënë të ditur se ishin të “lodhur” nga ndërhyrja e medias dhe të zhgënjyer që Pallati Buckingham i kishte ndaluar të çonin përpara markën e tyre “SussexRoyal” .

Harry mbeti Princ dhe çifti mbajti titujt e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, por nuk trajtohen më si Lartësia e Tij/Saj Mbretërore.

Harry gjithashtu hoqi dorë nga titujt e tij ushtarak, dhe për këtë arsye nuk veshi uniformë në funeralin e mbretëreshës Elizabeth.

Si i fitojnë paratë Meghan dhe Harry?

Kompania mediatike e tyre, Archewell Productions, po bën një sërë programesh për Netflix , një marrëveshje që mendohet të ketë një vlerë prej dhjetëra miliona dollarësh.

Archeëell gjithashtu bën podkaste për Spotify, duke përfshirë serinë Archetypes për gratë e famshme.

Për shembull, Harry dhe Meghan bënë një intervistë me prezantuesen amerikane Oprah Winfrey në mars 2021 , por thanë se nuk ishin paguar për të.

Libra

Meghan botoi një libër për fëmijë të quajtur The Bench në 2021 ndërsa autobiografia e Harry-t, Spare do të publikohet më 10 janar 2023.

Sipas marrëveshjes, shtëpia botuese Penguin Random House do të bëjë dy donacione me vlerë 1.5 milionë dollarë dhe 300,000 £ për organizatat e bamirësisë Sentebale dhe WellChild.

William dhe Harry morën pjesën më të madhe të pasurisë prej 13 milionë paundësh të mbetur kur nëna e tyre, Princesha Diana, vdiq në 1997.

Share This Article