Hoqi shishet ‘Coca-Cola’/ Ronaldo i shkakton kompanisë humbje 4 miliardë dollarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo përbën lajm jashtë fushave të blerta.

CR7-ta ka tërhequr vëmendjen botërore për shkak se hoqi dy shishe “Coca-Cola” nga tavolina e tij në konferencën për shtyp prag ndeshjes me Hungarinë.

“Goal” shkruan se ky veprim i ka shkaktuar një dëm 4 miliardë dollarësh kompanisë Coca-Cola. Para se Ronaldo të bënte këtë veprim, vlera e kompanisë llogaritej në shifrën e 242 miliardë dollarëve dhe më pas ra me 1.6% në 238 miliard dollarë.

Ylli portugez është fans i dietave të shëndetshme duke e treguar me formën e jashtëzakonshme që po kalon në moshën 36 vjeçare. Në momentin kur hoqi shishet, Ronaldo tha: “Pini ujë!”

Share This Article