ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 6 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 6 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 6 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 12 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Hora e Arbëreshëve, qendra e botës antike

albnews by albnews
17 February, 2022
in Albania, Bota
0
Hora e Arbëreshëve, qendra e botës antike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shpesh zbulojmë gjëra të mëdha, ndërsa mendojmë të bëjmë gëra të vogla dhe të thjeshta. Na ndodh që ecim në shtigjet e një mali dhe gjurmojmë rrugë që lidhin një botë të tërë antike.

Kjo i ndodhi Vito Zuccaro, studiues arbëresh nga Hora e Arbëreshëve, i cili me të drejtë mendon se teoria e rrathëve koncentrike ka lindur në Siçili, ose më saktë në Horë. Intuita e tij lindi një ditë teksa ishte në Malin Kumeta, përballë Portella della Ginestra.

RelatedPosts

EMRAT/ SHBA sanksionon familjen shqiptare Hysa, akuza për pastrim parash në llogari të kartelit meksikan përmes ‘perandorisë’ së kazinove

VIDEO/ Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

Zbulimi i një “gastropodi banal”, në formën e një spirale Arkimedi, e cila sipas autorit, “nuk ekziston veçse në disa forma të spiraleve galaktike” (pasi në qëniet e gjalla ekzistojnë vetëm forma spirale logaritmike, si ato të kërmijve) i hapi Zuccaros një botë të re.

Ai beson se të gjitha vendet arkeologjike në formë koncetrike janë nga ana tjetër, të rregulluara në qarqe koncentrike nëse konsiderohet një pikë referimi. Vetë Zuccaro, duke treguar busullën nga studioja e tij “i hutuar e me habi” vuri në dukje se Piana është në qendër të një skene imagjinare teatri, ku janë teatrot antikë në formën e një rrethi koncentrik, ndër to: teatri i Monte Jato, Taormina, Segesta, Eraclea Minoa, Selinunte, Athina, Halaesa, Syracuse, Messina, Akra dhe shumë të tjerë.

Mes faqeve të librit (sepse ai shkroi një libër për të), Zuccaro ngre pyetjen se si në antikitet, pa mjete teknologjike arritën të ishin në harmoni me të gjithë universin e lindur, nga ana tjetër, pas Big Bang zgjerimi i të cilit është ende në zhvillim dhe ka marrë një formë koncentrike.

Një tjetër fakt i veçantë është se gjerësia gjeografike e Horës së Arbëreshëve është e njëjtë me atë të Alatri, një qytet në provincën e Frosinone, i njohur për madhështinë e tij dhe pikturën e Krishtit Pantocrator, që jo më pak, ndodhet brenda një labirinti në formën e qarqeve koncentrike. Dhe Zuccaro është po aq kurioz që brenda kishave arbëreshe të Horës ka piktura të Krishtit Pantocrator.

Por kur bëhet fjalë për rrathë koncentrikë, të vjen në mendje dhe Njeriu Vitruvian i Leonardo Da Vinçit. E duke vendosur më pas vizatimin e lartpërmendur dhe hartën e Europës në një mënyrë të tillë që kocka e qendrës së kraharorit të përkojë me pikën ku ndodhet Alatri, Zuccaro bëri zbulime të tjera: barku i poshtëm i njeriut ndodhet në afërsi të Lampeduzës, pastaj e lidh atë me ishullin e Kretës, dhe si me magji arrin në Knossos, i famshëm për labirinthin dhe historinë e Minitarit.

Zuccaro e mbyll librin e tij me një reflektim: Ashtu si Tezeu në labirinthin e Minitarit, ne duhet të kapim fijen e ndërgjegjësimit për të dalë në liri”

Në fakt, është magjepsëse sesi këto ide lindin në mendje pipkërisht në momentet kur dikush është në kontakt të madh me natyrën; e ndoshta është nga ato situata ku zbulon veten tënde, ku oshëtima e postmodernitetit i lë hapësirë heshtjes së përjetshme me të cilën njeriu, herët a vonë, dënohet./ Marrë nga Filodirrettomonreale.it- përkthyer dhe përshtatur nga Diaspora Shqiptare

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result