Connect with us

Shqiperia

Horoskopi 22 Mars 2024

Published

on

Dashi

Në dashuri po kaloni një fazë reflektimi të thellë. Në këtë periudhë dëshira dhe pasioni mund të rikthehen në vëmendjen tuaj, duke ju dhënë atë nxitje shtesë ndaj një personi të këndshëm që keni takuar së fundmi. Marrëdhënia në çift nuk do jetë aspak problematike gjatë kësaj dite. Do bini dakord për gjithçka me atë që keni në krah dhe dita do jetë mjaft e qetë. Beqarët do mbyllen në vetvete dhe nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë që do u jepen. Dijeni se koha ikën shpejt dhe jo gjithmonë vijnë raste të mira. Mos u mbyllni në shtëpi! Në punë, megjithatë, nuk është koha për ta tepruar apo për të marrë vendime të nxituara. Në planin financiar mos i besoni shumë instinktit.

Demi

Në dashuri është sikur po përjetoni një periudhë ngadalësimi: në njohjet e reja hezitoni ta lini veten të hidhet pas pasionit dhe preferoni të vazhdoni me hapin e breshkës. Nga ana tjetër, çiftet e vjetra mund të hedhin në letër detajet e një projekti të rëndësishëm jetësor. Mos mendoni se duke e pasur në krah dikë keni çdo të drejtë mbi të dhe mund të silleni si të doni. Në këtë mënyrë do e shkatërronit lidhjen dhe do lëndonit edhe veten.Ka një farë pasigurie në punë, edhe nëse roli dhe aftësitë tuaja nuk janë vënë kurrë në dyshim. As financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.

Advertisement

Binjakët

Me Marsin dizonant, polemika ështëpas dere, ndaj kushtojini vëmendje fjalëve tuaja dhe përpiquni të frenoni impulsivitetin që ju karakterizon. Tani dëshironi të shpengoni veten dhe këto ditë mund të jeni ju që kërkoni sqarime për një çështje në pritje. Klima në jetën tuaj në çift do ngrohet mjaft gjatë kësaj dite. Nuk do ketë pasion të çmendur megjithatë emocionet dhe kënaqësitë do jenë të shumta. Beqarët do e lënë veten të lirë dhe do përfitojnë nga çdo mundësi që do iu jepet për takime. Edhe financat pak nga pak do fillojnë të përmirësohen.

Gaforrja

Advertisement

Tranziti pozitiv i Saturnit në shenjën tuaj zgjon dëshirën për të larguar streset, duke ju dhënë shtysë dhe vitalitet më të madh, si dhe dëshirën për të kaluar kohë me njerëz të këndshëm. Beqarët do kenë mundësi reale për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Personat që do i joshin do jenë të shumtë. Në planin financiar priten disa përmirësime të vogla.Tani, pas një periudhe ngadalësimi, ekziston mundësia për të qenë sërish në lartësinë tuaj. Ata që kanë një biznes të pavarur do të mund të marrin diçka më shumë!

Luani

Afërdita në shenjën tuaj ju bën shumë magjepsës dhe nuk do të kaloni pa u vënë re. Edhe nëse ju pëlqen një sfidë, si dhe nëse doni të surprizoni njerëzit që ju interesojnë, kini kujdes që të mos përfshiheni me njerëz të pamundur ose tashmë të përkushtuar. E keni idealizuar më shumë sesa duhet partnerin/en dhe do përballeni me goxha zhgënjime. Beqarët do kenë më shumë mundësi për ta gjetur personin e tyre të ëndrrave, vetëm se duhet t’i bëjnë sytë katër. Në planin financiar do merrni disa vendime të cilat do e stabilizojnë shumë shpejt situatën. Në punë, nga ana tjetër, janë të mundshme lajme interesante.

Advertisement

Virgjëresha

Jeta në çift do jetë shumë e qëndrueshme sot. Nuk do diskutoni për tema delikate me partnerin/en dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Tani jeni duke kërkuar për një marrëdhënie interesante sidomos në planin shpirtëror dhe mund të jeni pak kërkues ndaj të tjerëve. Njerëzit që shërohen nga një ndarje nuk duan ta ndërlikojnë jetën e tyre me xhelozi të kota. Beqarët do joshin gjatë gjithë kohës, por sërish nuk do gjejnë një person të duhur. Financat do i menaxhoni me maturi dhe kujdes. Në punë, Jupiteri mbron edhe vendimet më të rëndësishme dhe nëse diçka nuk ka shkuar ashtu siç duhet kohët e fundit, tani e merrni veten.

Peshorja

Advertisement

Do jeni më xhelozë se kurrë ndaj atij që keni në krah sot dhe nuk do ju pëlqejë aspak që ai të shoqërohet me shoqet e tij. Mos u bëni shumë kritik ndaj partnerit/es tuaj, përpiquni të zbutni skajet e vrazhda të karakterit që keni. Afërdita pozitive i jep një shtysë të fortë dashurisë dhe kjo javë do t’ju japë një emocion vërtet të veçantë. Kujdes mos e teproni! Beqarët do takojnë persona shumë ndryshe nga ata, por do kenë disa momente të veçanta. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë. Në planin financiar tregohuni realistë nëse nuk doni të keni probleme. Në punë, kushtojini vëmendje financave, së fundmi keni pasur disa shpenzime dhe tani këshillohet që ta shtrëngoni pak rripin.

Akrepi

Yjet paksa të diskutueshëm për dashurinë. Nëse keni takuar një person intrigues që ju pëlqen, mund ta vini në provë pa u ekspozuar më shumë se ç’duhet ose të thoni menjëherë “Po”. Nëse keni kohë që jeni në një lidhje marrëdhënia në çift do jetë e qëndrueshme, ndërsa për ata që sapo kanë ndryshuar status do ketë disa vështirësi. Beqarët do kenë një ditë të këndshme edhe pse jo me takime impresionuese. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë. Në punë ka të ngjarë që gjatë këtyre javëve t’ju është dashur të ndryshoni role.

Advertisement

Shigjetari

Në dashuri, Dielli do të jetë sërish i favorshëm. Pra, hapni rrugën për ndjenjat, me kusht që ato të jenë vërtet të rëndësishme, si dhe argëtuese dhe të padëmshme për t’u përjetuar. Nëse jeni djegur kohët e fundit, tani doni të shkoni atje si pikë plumbi. Jeta juaj në çift nuk do jetë aspak rutinë gjatë kësaj dite, megjithatë sërish do keni disa debate me partnerin/en. Në planin financiar nuk duhet rrezikuar shumë sepse situata mund të dalë jashtë kontrollit në momentin që ju nuk e prisni. Në punë jeni të lirë për projekte, së shpejti ju vijnë lajme interesante.

Bricjapi

Advertisement

Dëshirat në çift do jenë të zjarrta dhe emocione të papërshkrueshme. Të dy do jeni pasionantë dhe të gatshëm për të provuar eksperienca të reja. Përpiquni të mos krijoni polemika të kota, por ndiqni rrugën e dialogut dhe diplomacisë. Beqarët duhet të bëjnë kujdes sepse mund të takojnë persona që nuk janë për ta. Financat do jenë goxha shqetësuese. Në punë, origjinaliteti juaj do të përfaqësojnë një as të vërtetë në mëngë.

Ujori

Ditë e bukur dhe e mbushur me surpriza të njëpasnjëshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni emocione të forta dhe shpesh do ju duket vetja sikur jeni në ëndërr. Nëse zëri juaj i brendshëm ju thotë të ndiqni një rrugë të caktuar, bëni çfarë ju thotë. Nëse nuk e bëni, do të pendoheni. Kurrë mos e injoroni intuitën tuaj. Dashuritë janë një romancë e përkorë, prisni stacionet tuaja të preferuara. Beqarët nuk do kërkojnë me ngulm një histori dashurie, por gjithçka do ndodhë si me magji për ta. Në planin financiar situata do jetë goxha e mirë.

Advertisement

Peshqit

Nëse zemra juaj ka qëndruar vetëm për një kohë të gjatë, mos hezitoni të hidheni, duke rizbuluar anën më të ëmbël të jetës. Propozime të rëndësishme po vijnë në punë dhe duhet të merren parasysh. Saturni do jetë planeti që do influencojë më së shumti jetën tuaj në çift. Do kuptoheni edhe vetëm me një vështrim me partnerin/en dhe gjithçka do shkojë për mrekulli mes jush. Beqarët do jenë të pavendosur për atë që duan të bëjnë me jetën e tyre. Në planin financiar mos kërkoni të pasuroheni shpejt sepse do pendoheni.Shumë gjëra varen nga aftësitë tuaja, por rruga është drejt shtrimit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

SPAK “bastis” Ministrinë e Financave/ Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers Petroleum

Published

on

By

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për heqjen e gjobës 120 milionë euro të Bankers Petroleum.

Kapitali ka mësuar se SPAK ka sekuestruar dokumentacionin në Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave mbi praktikën e heqjes së gjobës më të madhe të vendosur ndonjëherë nga autoritetet fiskale të vendit. Kapitali lexoi një përgjigje zyrtare të Ministrisë së Financave ku konfirmon sekuestrimin e dokumentacionit nga SPAK.

Gjoba 120 milionë euro mbi Bankers Petroleum u vendos në vitin 2019 nga dogana e Fierit pas një hetimi dyvjeçar të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Sipas këtij hetimi të kryer nga doganat, Bankers Petroleum ka shmangur të paktën 30 milionë euro detyrim akcize përmes solarit të prodhuar nga ARMO në rafinerinë e Ballshit.

Mbi këtë detyrim është zbatuar edhe gjoba trefish prej 90 milionë euro sic parashikonte ligji i procedurave duke e çuar shumën totale që duhet të paguante kompania në 120 milionë euro.

Advertisement

Por menjëherë pas plotësimit të procesverbalit të gjobës nga dega e doganës së Fierit, Bankers Petroleum u ankua në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë duke e cilësuar gjobën si të paligjshme, pasi sipas saj ajo nuk ka patur detyrim për të paguar akcizën e holluesit. Belinda Ballukiu iu drejtua me shkresë ministrisë së Financave duke i kërkuar që të konsultohej me avokaturën e Shtetit.

Rrjedhimisht, ministrja e atëhershme e Financave, Anila Denaj udhëzoi doganën që të pezullonte përkohësisht vendosjen e gjobës, me qëllim që kjo çështje të konsultohej me Avokaturën e Shtetit për të mos e ekspozuar Shqipërinë përballë rrezikut të një arbitrazhi.

Pas udhëzimit të ministrisë së Financave, Dogana e Fierit e pezulloi vendosjen e gjobës. Kjo ishte zanafilla e një kalvari neglizhencë dhe paligjshmërie.

Advertisement

Ligji shqiptar përcakton se çdo vendim përfundimtar mbi gjobat administrative duhet të përpunohet brenda 6 muajsh nga momenti i vendosjes. Por në këtë rast, gjoba u mbajt pezull për gati 7 vite, pavarësisht korrenspodencës mes institucioneve. Vetëm një muaj më parë, Dogana e Fierit vendosi riaktivizimin e gjobës 120 milionë euroshe, pasi e kishte mbajtur të pezulluar për vite të tëra.

Gazheli e mbajti gjobën pezull

Portali Skyweb.al raportoi pak ditë më parë mbi ekzistencën e të paktën dy shkresave, sipas të cilave drejtuesit e Doganës së Fierit i kanë rikujtuar kreut të Doganave, Gent Gazheli gjobën ndaj Bankers, duke e njoftuar për nevojën që të procesohej, pasi po mbahej pezull prej tij.

Advertisement

Megjithatë, pavarësisht njoftimeve me email dhe me shkresë zyrtare, vendimi nuk u trajtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Skyweb.al ka mësuar se gjatë vitit 2021, Gazheli është njoftuar disa herë nga ish-kreu i Doganës së Fierit, Olti Kuke për afatin ligjor të gjobës, por sërish nuk ka marrë asnjë vendim, duke e mbajtur çështjen të pezulluar.

Vetëm pak ditë më parë, pas shpërthimit të skandalit dhe referimit të dosjes nga Prokuroria e Fierit drejt SPAK-ut, Drejtoria e Doganave ka rikthyer në vëmendje çështjen, duke tentuar të procesojë vonë një vendim që duhej marrë pesë vite më parë./Kapitali.al

Advertisement

Continue Reading

Albania

BIRN: Pezullimi i Ballukut me vendim gjykate nuk është as antiligjor dhe as unik!

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se ka vendosur të apelojë vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e quajtur atë një ‘akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv”.

Dy ditë më parë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të pezullojë nga detyra Ballukun mbi të cilën rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera në të paktën dy raste, ndërsa hetimet mbi të vijojnë.

Vendimi e detyron atë që të mos e ushtrojë detyrën e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa titujt e detyrave që mban i hiqen vetëm me shkarkim nga kryeministri ose me dorëheqje.

Po ndryshe nga ç’pritej Rama ka vendosur ta sfidojë këtë vendim të gjykatës duke e apeluar në Gjykatën Kushtetuese, që për opozitën tregon një “refleks antidemokratik” dhe të qënit bashkëpunëtor në aferat për të cilat akuzohet Balluku.

Advertisement

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha në një konferencë për mediat të premten se “drejtësia po sfidohet hapur” dhe shënon një hap pas të vendit me demokracinë dhe shtetin ligjor.

“Në vend që të mbrojë interesat e shqiptarëve, kryeministri i vendit zyrtarisht është avokat i një të pandehur për abuzime me tenderat publikë”, tha Bardhi ndër të tjera.

Vendimi i mazhorancës socialiste për t’a çuar në Kushtetuese pezullimin e Ballukut nuk pritet të prodhojë një ndryshim të vendimit të gjykatës, i cili sipas juristëve, është i bazuar në praktikat ekzistuese dhe ligjet në fuqi.

Advertisement

Për juristin Jordan Daci ankimimi është një e drejtë juridike dhe vendimit të GJKKO-së i duhet ‘një test kushtetues”, duke qenë se është një precedent i zbatimit të neneve të Kodit të Procedurës Penale në nivel zyrtarësh qeveritare. Por ai i tha BIRN-it se “me praktikat ekzistuese kushtetuese ky vendim e kalon testin”.

Ai e lidh besimin e tij me rastin e kryetari të PD-së, Sali Berisha, i cili ankimoi si antikushtetues masën e sigurisë, “Detyrim paraqitje”, nga Prokuroria e Posaçme si kufizim të lirisë së deputetit, por Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë prokurorisë.

Krijimin e precedentit nga ana e Gjykatës Kushtetuese Daci e lidh me një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në vlerësimin e masës së pezullimit nga detyra.

Advertisement

“Duke qenë se Gjykata e ka konsideruar të lejuar vendosjen e masave kufizuese edhe ndaj deputetëve, nuk ka më bazë kushtetuese për të pretenduar një standard më të lartë mbrojtjeje për ministrat ose për kryeministrin”- analizon Daci, i cili pranon se në këtë praktikë ka një problem të cënimit të parimit të ndarjes së pushteteve dhe ekuilibrit kushtetues.

Ndërsa avokati Gentian Serjani e sheh vendimin GJKKO-së krejtësisht të bazuar në nenin 135 të Kushtetutës dhe të mbështetur në nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale.

“Duke ndjekur të njëjtën logjikë, nëse z. Rama kundërshton zbatimin e këtij vendimi në Gjykatën Kushtetuese, lind pyetja: në rast se GJKKO do të kishte caktuar një masë shtrënguese më të rëndë, siç është arresti me burg, a do ta kishte kundërshtuar sërish z. Rama zbatimin e vendimit duke penguar arrestimin,” pyet Serjani në një analizë për BIRN.

Advertisement

Sa i përket interpretimit të neneve të Kodit të Procedurës penale, ku thuhet se kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, Serjani argumenton se në këtë kategori futen deputetët dhe të zgjedhurit vendorë; kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë.

“Në rastin e znj. Balluku, nuk kemi të bëjmë me një person të zgjedhur drejtpërdrejt sipas ligjit elektoral për funksionet për të cilat është dhënë masa e pezullimit. Vendimi i GJKKO-së lidhet me ushtrimin e detyrave të saj si zv/ministre dhe ministër, detyra që burojnë nga emërimi i Kryeministrit, jo nga vota e qytetarëve”, thotë ai duke shtuar se “prandaj, kjo normë nuk mund të interpretohet si mbrojtje për funksionet e saj ekzekutive”.

Pretendimin e Kryeministrit se qeveria e tij ka mbetur pa zëvendëskryeministër Serjani e konsideron të pabazuar, sepse sipas tij, “pozicionet ministrore nuk janë funksione të lidhura me një individ të pandashëm, por me këdo që Kryeministri vendos të emëroj”.

Advertisement

“Në këtë rast, Kryeministri thjesht duhej të caktonte një zëvendësim, duke respektuar vendimin e drejtësisë,  asaj drejtësie të re të cilën z.Rama e ka vlerësuar shpesh si arritje të qeverisë së tij”, shton ai.

Kryeministri Rama pretendoi se pezullimi i një anëtari qeverie nga drejtësia ishte “një rast unikal në historinë e Europës…” , por ekspertë të politikës thonë se ky pretendim nuk qëndron dhe ç’është më e rëndësishmja ai bie në kundërshtim me frymën e drejtësisë së re.

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studimeve Politike, solli në vëmendje disa raste të ngjashme në botë ku janë pezulluar zyrtarë të lartë me vendime gjykate, ndërsa i kujton kryeministrit se standardi europian ku kërkon të anëtarësohet Shqipëria parashikon detyrime etike, politike dhe institucionale ku zyrtarët e akuzuar për korrupsion japin dorëheqje dhe më pas përballen me drejtësinë.

Advertisement

“Praktika, sipas të cilës dorëheqja refuzohet, përdoret qeveria e shteti kundër prokurorit/gjykatësit dhe refuzohet zbatimi i vendimit gjyqësor,  ka pasoja thelbësore në cilësinë e shtetit dhe demokracisë dhe në aspektin kushtetues, mund ta çoj në një pozitë jo kushtetuese të vetë organit vendimmarrës, kryeministrit apo qeverisë”, shkruan ai në një analizë të publikuar në Facebook.

Sipas Krasniqit, “cilido që e ka këshilluar kryeministrin ndryshe, vetëm sa ka menduar me llogarinë afatshkurtër të forcës “83 mandate” jo me logjikën kushtetuese, pasojën afatgjatë dhe konceptin e shtetit të së drejtës”.

Edhe Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre në qeverinë Rama, dhe më pas një kritike e kësaj qeverisje komentoi deklaratat e kryeministrit duke folur për “kulturë të instrumentalizimit të ligjit” nga ana e mazhorancës socialiste.

Advertisement

“Ky është një rast unikal, sepse është po ashtu rast unikal që një ministër edhe njëherazi zv/Kryeministër merret i pandehur dy herë për të njëjtën vepër penale edhe nuk dorëhiqet, apo shkarkohet”, ironizoi ajo deklaratën e Ramës në një postim në Facebook.

Nga ana tjetër Serjani sjell në vëmendje se reforma në drejtësi u miratua pikërisht me qëllimin që të mos ketë më zyrtar të paprekshëm dhe nëse duhet t’i qëndrojmë besnikë frymës së kësaj reforme duhet të pranojmë edhe vendime të tilla nga drejtësia e re.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Zbardhet shkresa e Këshillit të Ministrave: Të pezullohet vendimi i GJKKO për Belinda Ballukun deri në shqyrtimin e çështjes nga Kushtetuesja!

Published

on

By

Zbardhet shkresa e Këshillit të Ministrave drejtuar Kushtetueses  lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO vendosi dje dy masa; pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës, për shkak të akuzave për shkelje të barazisë në tendera.

Në shkresën e Këshillit të Ministrave kërkohet pezullimi i vendimit të GJKKO për Belinda Ballukun deri në shqyrtimin e çështjes nga Kushtetuesja.

” Kryeministri i Republikës së Shqipërisë kërkon

  1.  Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave
  2. Shfuqizimin e vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GjKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së Zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë
  3. Pezullimin e efekteve të vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese
  4. Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal”, thuhet në shkresën e Këshillit të Ministrave.

Kujtojmë se Balluku është e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa për paracaktim të tenderit loti 4 unaza e Madhe Balluku dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do të dalin të shtunën përpara gjykatës së posaçme ku do tu komunikohen masat e sigurisë. Gjyli dhe Elezi janë nën masën e arrestit në shtëpi.

Për sa i përket rastit të Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se institucioni i Kryeministrisë depozitoi në Gjykatën Kushtuese pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, me vendim të GJKKO.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania3 minutes ago

Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton

Albania6 minutes ago

Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm

Show - Biz9 minutes ago

Jennifer Lopez e lumtur dhe e lirë pas ndarjes nga Ben Affleck: Fokus tek puna dhe fëmijët

Show - Biz11 minutes ago

Dasmë për 80-vjetorin! Këngëtarja “Cher” do kurorëzohet përsëri, partneri i saj 40 vite më i ri: S’më intereson mosha…

Bota14 minutes ago

Raporti amerikan zbulon se sa armë bërthamore zotëron Kina dhe a mund të sulmojë SHBA-të!

Bota16 minutes ago

VIDEO/ Alarm pranë Stambollit, 2 anije cisternë përplasen mes tyre në Detin e Marmarasë!

Bota18 minutes ago

Kina rrit tensionet: Lëshon raketa drejt Tajvanit dhe rrethon ishullin me luftanije 

Albania22 minutes ago

Adriatik Lapaj: Vitin e Ri do e hamë në shesh te Kryeministria 

Popular40 minutes ago

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon

Popular42 minutes ago

Muaji i parë i vitit duket premtues për pasuri dhe bollëk: Ja shenjat që do të kenë sukses financiar këtë janar 

Albania44 minutes ago

Ngjarja e rëndë në Pogradec, kush është autori i dyshuar i abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec, kishte njohje familjare me të miturën

Albania46 minutes ago

Nga arrestimet e nivelit të lartë te besueshmëria publike, analisti: SPAK “personazhi” i vitit 2025

Albania49 minutes ago

Vendimi, Policia e Shtetit shpërblen efektivët me 30 mijë lekë të reja në fundvit

Kosova9 hours ago

Gjenden të vdekur dy persona në një vilë në Pejë

Albania9 hours ago

E tmerrshme në Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

UK2 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania2 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania10 hours ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

Kosova1 day ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

UK10 hours ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Bota1 day ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK22 hours ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Albania23 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

rajoni23 hours ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Trending