HORROR/ Gjenden mbi 100 trupa të vdekur në një shtëpi funerali të braktisur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbulimi u bë pasi banorët e zonës raportuan erën e keqe që vinte nga ndërtesa e braktisur prej kohësh

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në SHBA, ku autoritetet e Kolorados lajmëruan se gjetën 115 trupa të pajetë në një shtëpi funerali të braktisur.

Policia mori një telefonatë për shkak të një ere që vinte nga një ndërtesa e braktisur në një qytet të vogël të Kolorados. Pasi autoritetet filluan hetimet brenda një ndërtesë që dikur kishte qenë shtëpi funerali gjeti 115 trupa të pajetë.

Sipas një dokumenti shtetëror, pronari i dyshuar i shtëpisë funerale, Jon Hallford u përpoq të fshihte ruajtjen e kufomave.

Hallford pranoi se ai kishte një “problem” në pronë në lidhje me pagesën e taksav. Dokumenti nuk jepte informacione për pagesën e taksave, por regjistrimi i objektit ka skaduar që në nëntor.

“Askush nuk ishte arrestuar apo akuzuar. Zyrtarët e shtëpisë funerale kanë pranuar të bashkëpunojnë me hetuesit”, tha Sherifi i Qarkut Fremont Allen Cooper në një konferencë shtypi.

Sipas banorëve, një erë e keqe vinte nga pjesa e pasme e ndërtesës, ku ishin thyer xhamat. Zyrtarët dhe mjekët nga Konteja Fremont dhe Qarku El Paso shkuan menjëherë në vendngjarje për të hetuar situatën.

“Për të identifikuar disa trupa do të na duhen muaj, por familjet do të njoftohen menjëherë pasi të përfundojë procesi i identifikimit,” tha mjeku gjyqësor i Qarkut Fremont, Randy Keller.

Share This Article