Një burrë i cili ishte “i zhveshur dhe i mbuluar me gjak” u arrestua nën dyshimin për vrasje përpara se policët të gjenin trupin e pajetë të një gruaje. Zbulimi u bë në një banesë në Canute Gardens në Bermondsey, në juglindje të Londrës, të mërkurën.
Viktima, 46 vjeç, për të cilën vendasit thonë se ishte nënë e dy fëmijëve, fatkeqësisht kishte vdekur në kohën kur policia u fut me forcë në shtëpi. Fqinjët tani kanë kujtuar momentin e tmerrshëm kur dëgjuan britma që vinin nga prona në katin e parë.
Pak para mbërritjes së shërbimeve të urgjencës, një burrë që jetonte aty pranë tha se dëgjuan shumë zhurmë.
“Rreth orës 19:30 pati shumë zhurmë dhe grindje. Dhe më pas policia filloi të përplaste derën. Sigurisht që isha i frikësuar, nuk e dija se çfarë po ndodhte por më pas e zbuluam dhe është e tmerrshme,” tha një nga fqinjët.
Një grua, e cila ka jetuar në zonë për 20 vjet, tha se i dyshuari, 53 vjeç, më pas u nxor nga prona lakuriq dhe i mbuluar me gjak.