Të paktën 7 persona kanë gjetur vdekjen, duke përfshirë një fëmijë, kur persona të armatosur hapën zjarr në një resort në Meksikë të shtunën, sipas autoriteteve lokale.
Një dëshmitar okular i sulmeve u tha autoriteteve lokale se njerëzit e armatosur kishin mbërritur në resort dhe kishin hapur zjarr rreth orës 16:30, të shtunën, sipas orës lokale.
Ushtria meksikane dhe forcat e sigurisë janë vendosur për të kërkuar personat e armatosur pas sulmit, i cili ndodhi në qytetin Cortazar në shtetin qendror të Guanajuato.
Kur forcat lokale të sigurisë mbërritën në vend, ata gjetën trupa të pajetë, duke përfshirë një fëmijë më të vogël se 7 vjeç, dhe gëzhoja, tha qeveria komunale në një deklaratë.
Përveç 7 të vdekurve, një person u plagos rëndë dhe u dërgua në spital.
Deri më tani, nuk është bërë asnjë arrestim dhe autoritetet thonë se janë ende duke hetuar motivin. Guanajuato është një qendër kryesore bujqësore dhe prodhuese dhe vend prodhimi për shumë prej prodhuesve më të mirë të makinave në botë.
Zona ka një reputacion për incidente të dhunshme dhe është tronditur vitet e fundit nga luftërat brutale në terren midis bandave rivale të drogës.
Ky rajon është tërheqës për kartelet e drogës për të njëjtën arsye që është për prodhuesit e automjeteve: sepse rrjetet rrugore dhe hekurudhore që të çojnë drejt e në kufirin e SHBA.