Hotelet turistike në Vlorë humbën ukrainasit dhe bjellorusët, shpresa e vetme shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turizmi në Vlorë mbështetet të fluksi vendas por më së shumti nga turistët e Europës lindore që zakonisht nisnin pushimet që në muajin prill.

Por këtë vit ukrainasit dhe bjellorusët do mungojnë për shkak të luftës, dhe kjo duket edhe tek prenotimet e anuluara, veçanërisht nga këto dy vende.

Një vit më parë në këtë kohe turistët kishin mbërritur, ndërsa sot në Vlorë janë vetëm disa familje të refugjatëve të ikur nga lufta.

Kjo shtyn operatorët turistikë të mendojnë se do përballen me një vit turistik aspak të mirë ndërsa edhe kostot janë rritur.

Por ky nuk është i vetmi shqetësim.

Në Vlorë përveç turistëve mungojnë edhe punëtorët.

Çdo hotel e restorant në qytet ka mungesa në personel.

Vlora për një muaj pret nisjen e sezonit turistik, shpresa e vetme mbeten shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së veriut që pritet të mbërrijnë pas përfundimit të muajit te Ramazanit./Top Channel

Share This Article