Hoteli pa leje në Sarandë, shtohet akuza për flasifikim dokumentesh për pronarin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Sarandës duke se ka shtuar një tjetër akuzë për ish-drejtorin e ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati, i shpallur në kërkim prej 3 ditësh. Ndryshe nga sa u tha në fillim se ai dyshohej vetëm për “ndërtim të paligjshëm” sipas nenit 199/a/4, ndaj Mariel Muratit rëndon edhe akuza “falsifikimi i dokumenteve” sipas nenit 186 të Kodit Penal. Nuk dihet realisht se ku konsiston falsifikimi i kryer nga ish-drejtori, në rastin konkret në cilësinë e pronarit të hotelit 7-katësh të ndërtuar pa leje dhe legalizuar më pas, por në komunikatën zyrtare të shpërndarë sot nga Gjykata e Sarandës pas caktimit të masave të sigurisë, rezulton se Murati kërkohet me dy akuza.

Gjykata e Sarandës vendosi sot masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 2 zyrtarë të ASHK Sarandë dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 6 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë të IMT Bashkia Sarandë, IKMT dhe ASHK Sarandë. Për dy prej këtyre të fundit u shtua edhe masa “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” duke i pezulluar nga detyra e inspektorit të IMT pranë Bashkisë Sarandë.

Të hënën ndërkohë, pritët të dalë para Gjykatës edhe ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima, i cili u vetëdorëzua sot në një nga pikat e kalimit kufitar. Në kuadër të këtij operacioni mbeten ende në kërkim Mariel Murati dhe ish-Drejtoresha e ASHK Sarandë, Kozeta Statha, për të cilën ka një tjetër urdhër arresti të lëshuar në mars 2022.

Share This Article