Albana Vokshi nga ambientet e jashtme të Kuvendit, pasi nuk u lejua të futet në seancë:
Përsëri unë dhe Hoti nuk u lejuam prej Gardës me urdhër të Nikollës, për të hyrë në seancë.
Dje u njoftua mbledhja e Byrosë së Kuvendit pas ankimimit që unë dhe Hoti bëmë lidhur me vendimin e sekretariatit të Etikës, i cili është shndërruar në një organ censure që kërkon të mbyllë gojën deputetëve të opozitës. Ne dje ishim të pranishme, ndërkohë që mbledhja u dështua me urdhër të Ramës.
Kjo sepse në bazë të audios dhe videos që kam unë, nuk ka pasur asnjë fakt për të bazuar dënimin e tyre, është dënim politik. Nuk po na japin as mundësinë e ankimimit. Sot gjejmë gardën para…