Hoti: Duhet ndërmarrë veprime ndaj gjuhës helmuese në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës ka dënuar të premten gjuhën që po përdoret në diskursin publik në Kosovë.

Avdullah Hoti, që ndodhet për vizitë në Tiranë ka thënë se një gjuhë e tillë dëmton argumentet.

“Gjuha helmuese në diskursin publik nuk ndihmon, ajo dëmton argumentet. Kur ajo gjuhë bëhet denigruese dhe kërcënuese për atë që i shpreh idetë, duhet që atë ta dënojmë publikisht, të distancohemi prej saj dhe të ndërmarrim veprime adekuate”, shkruan ai në anglishte, në Twitter.

Gani Koci, zëvendësministri i dikurshëm nga PDK-ja i ka quajtur “gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton” disa politikanë, publicistë e gazetarë të Kosovës, duke u ankuar më vonë se i ishte “shlyer” postimi në Facebook.

Share This Article