Hoti fton liderët politik në takim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka ftuar liderët e të gjitha partive politike për t’i informuar rreth Samitit të Parisit dhe takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kujtojmë Hoti njëjtë kishe vepruar edhe para një muaji – para nisjes për në Washington, njofton Klan Kosova

“Ashtu siç e kam thënë prej ditës së parë do të jem plotësisht transparent në këtë proces. Por, dialog teknik nuk ka. Ka vetëm dialog politik për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, tha Hoti të hënën kur njoftoi për ftesat drejtuar liderëve.

Opozita që bojkotoi takimin e qershorit pritet që të mos marrë pjesë as në këtë takim, bëhet fjalë për dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Në takimin e qershorit morën pjesë vetëm AAK, Nisma, AKR si dhe disa prej partive të komuniteteve.

Po ashtu kryeministri Hoti do të raportojë edhe në Kuvendin e Kosovës rreth kësaj teme të premten në ora 12:00.

Share This Article