Hoti i kërkon Kurtit vendimin për taksën: Jemi në limit të kohës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja e paqes me Serbinë arrihet vetëm përmes dialogut të udhëhequr nga Qeveria e Kosovës.

Hoti ka shkruar në Facebook se pengesat e vetëshkaktuara na përjashtojnë nga ky proces duke aluduar në taksën e vënë nga Qeveria Haradinaj ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Hoti edhe një herë ka kërkuar që kryeministri Kurti të marrë vendim për taksën pasi që limiti kohor po kalon.

“Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin. Pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmojnë, përkundrazi. Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tonë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Share This Article