Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Ai tutje ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.
“Pas dy javësh trajtimi mjekësor dhe në izolim, sot u jam kthyer detyrave në zyrë i shëruar plotësisht nga Covid-19. Bashkëndjej dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar”, ka shkruar ai.
Hoti ka thënë se janë të vendosur ta shtyjnë përpara agjendën e Qeverisë dhe t’iu qëndrojnë afër qytetarëve dhe bizneseve të cilët po përballen me pasojat e shkaktuara nga pandemia.