Hoti ia dorëzon detyrën Kurtit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

U mbajt ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit nga Avdullah Hoti te Albin Kurti.

Kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti i pranoi sot detyrën në ora 10:00, ndërsa një orë e gjysmë më vonë do të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë.

Kryeministria në një njoftim për media ka dhënë detaje për agjendën e Albin Kurtit në ditën e parë si kryeministër në mandatin e dytë.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndërsa, pasdite i njëjti takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Share This Article