Hoti: Jemi një komb që i duhet një Qeveri që i shërben, jo anasjelltas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, ekspozenë para votimit të qeverisë, e ka nisur me falënderime për të gjithë ata që ndihmuan në luftimin e koronavirusit apo siç e quajti ai “armikun e padukshëm”.

Ai tha se pranimi i kandidaturës për kryeministër ishte një sfidë jo e lehtë për të. Më pas nisi të numërojë dështimet, sipas tij, të Qeverisë Kurti, ku në fillim edhe vetë ish zv,kryeministër.

“Ndjej përgjegjësi ndaj deputetëve, ndaj qytetarëve dhe Kushtetutës për detyrat që na presin. Jemi një komb që i duhet një qeveri që i shërben, jo anasjelltas, një qeverie që i duhet një komb për të eksperimentuar. Jemi nisur vetëm nga interesi shoqëror. Qeveria e re nuk do të ketë asnjë fuqi tjetër përveç asaj që buron nga Kushtetuta”, tha Hoti para deputetëve.

Share This Article