Hoti: Kemi porositur 1.85 milionë doza të vaksinës antiCovid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti, ka shpërndarë në Facebook një grafik, i cili tregon për sigurimin e 1.85 milionë dozash të vaksinës, për të cilin thotë se janë të sigurta dhe nuk janë nga Rusia.

“Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta. Kemi siguruar 40 milionë euro për vaksina që vijnë në shkurt”, ka shkruar Hoti.

Ai ka edhe një mesazh për subjektet e tjera politike në vend duke thënë se “Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen”.

Shifra dhe fakte:

– Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”).

– Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt.

– Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra.

Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen.

Share This Article