Hoti: Kemi shtuar aktivitetin për futjen e 1.2 miliard eurove në treg

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një postimi në Facebook kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se programi për rimëkëmbje ekonomike po merr përkrahjen e domosdoshme, “prandaj edhe e kemi shtuar aktivitetin për futjen e 1.2 miliard eurove në treg”.

Ai ka shtuar se për jetësimin e këtij programi sigurisht se është e nevojshme edhe mbështetja nga donatorë të jashtëm.

“Prandaj jam i lumtur të ju njoftoj se sot, në dy video konferenca të ndara, mora mbështetje nga Presidenti i Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim Suma Chakrabarti dhe Linda Van Gelder, drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore”, ka shkruar Hoti.

Derisa Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrit bën të ditur se Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, biseduan sot me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti.

“Me këtë rast, kryeministri Hoti dhe ministrja Bajrami e falënderuan Chakrabartin për përkrahjen e vazhdueshme të BERZH-it për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në kredinë emergjente për likuiditet me vlerë prej 30 milionë eurosh, si dhe për mbështetjen e projekteve të kompanive rajonale, mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme etj”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se gjatë këtij bashkëbisedimi, Hoti tha se takimet e kësaj jave në Uashington dhe në Bruksel do të përqendrohen kryesisht në integrimin ekonomik rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ministrja Bajrami paraqiti prioritetet e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Share This Article