ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE? 11 hours ago
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin 11 hours ago
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat 11 hours ago
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën 11 hours ago
EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe dr*gë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli 11 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Hoti: Kosovës i duhet strategji nacionale dhe konsensus i gjerë për Procesin e Berlinit

albnews by albnews
16 December, 2019
in Kosova
0
Hoti: Në qeverinë VV-LDK s’bëhet autostrada e Dukagjinit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Procesi i Berlinit është mundësi për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Procesi i Berlinit për herë të parë i uli liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku, duke i trajtuar të barabartë.

Ai thotë se kjo krijoi një dinamikë të re në bashkëpunimin rajonal, me të vetmin qëllim që këto vende të përgatiten për tu anëtarësuar në Bashkimit Evropian.

RelatedPosts

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

BE nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Partitë politike në Kosovë nisin sot zyrtarisht fushatën

“Secili samit vjetor ka vënë theksin në disa çështje të caktuara, por komponenti më i rëndësishëm është ‘Agjenda e Konektivitetit’ në transport dhe energji, që më vonë u zgjerua edhe në rini dhe ekonomi. Gjermania përcaktoi bazën për të drejtat themelore. Pastaj, Austria u fokusua në mosmarrëveshjet bilaterale, emigracionin dhe në shoqërinë civile. Franca u mor me trajnimet profesionale dhe shkëmbimin e të rinjve. Italia u koncentrua në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, ka thënë ai.

Sipas Hotit, ky proces po i mundëson Kosovës të ketë përfaqësim të barabartë në samite, si dhe pjesëmarrje në projekte si çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimorë.

Sipas tij, në Berlin, Vjenë dhe Paris, Kosova u paraqit me fusnotë, por jo në Trieste, që hapë rrugën për tu kthyer në praktikë. Kosova iu bashkua Rrjetit Trans Evropian të Transportit (TEN-T).

“Kosova është nënshkruese e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i kësaj zyre është nga Kosova. Nëpërmjet Procesit të Berlinit, Kosova i përmbush disa nga detyrimet që burojnë nga MSA-ja, në veçanti sa i përket fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal. Megjithatë, mosmarrëveshjet bilaterale me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën po vazhdojnë të pengojnë përfitimet që mund të ketë Kosova”, ka thënë ai.

Hoti ka përmendur edhe sfidat e Kosovës gjatë këtij procesi.

Si sfidë të brendshme ai ka përmendur paqëndrueshmërinë e brendshme politike në Kosovë, në veçanti për shkak të zgjedhjeve të shpeshta, e ka shmangur fokusin e institucioneve nga agjenda e integrimin evropian, përfshirë edhe Procesin e Berlinit.

Sipas tij, institucionet e dobëta politikisht në dy vitet e fundit kanë rezultuar me planifikim dhe koordinim të dobët të politikave euro-integruese.

“Procesi i Berlinit duhet të shihet përtej projekteve infrastrukturore, pasi ky proces përfshin një gamë të gjerë çështjesh që janë pjesë integrale e Procesit të Berlinit, si mosmarrëveshjet dypalëshe, reformat politike dhe demokratizimi. Kosovës i duhet strategji nacionale dhe konsensus i gjerë për këtë proces për të maksimizuar përfitimet, si ekonomike ashtu edhe ato politike”, ka thënë ai.

Duke folur për sfidat e bashkëpunimit rajonal, ai thotë se Kosova përballet me sfida në çdo bashkëpunim rajonal, përfshirë bashkëpunimin në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Bashkëpunimi rajonal zakonisht i fsheh mosmarrëveshjet bilaterale, dhe Kosova vuan më së shumti për shkak të mosmarrëveshjeve me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Këto mosmarrëveshje ngritin dyshime në suksesin e gjithë procesit. Me gjasë për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve, Kosova është i vetmi shtet që është pjesë e Procesit të Berlinit, por pa asnjë seli të organizatave rajonale. Partneriteti në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë po bën që Serbia të shmang zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën. Kosova nuk duhet të vihet nën hijen e marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Duke përmendur sfidat për shkak të dinamikave të brendshme të BE-së, ai ka thënë se BE-ja po kërkon nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të punojnë së bashku në zgjidhjen e çështjeve rajonale, posaçërisht normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Por, sipas Hotit, ky lloj normalizimi tejkalon Ballkanin Perëndimor, pasi duhet normalizuar bashkëpunimin e Kosovës me disa nga vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovës, dy prej të cilave janë vende ballkanike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

17 December, 2025
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

17 December, 2025
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

17 December, 2025
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result