Hoti: LDK-ja nuk e voton asnjë president, jemi parti opozitare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Hoti në një deklarim për medie tha se u takon shumicës të bëjë konsultime për zgjedhjen e presidentit.

“Ne nuk votojmë asnjë president, ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pak më parë ndërkaq ka thënë se gjatë vikendit do të marrin vendim nëse do të qëndrojnë në sallë të Kuvendit në momentin kur Vjosa Osmani votohet për presidente.

Share This Article