Hoti: Më parë prishet Qeveria se sa miqësia me SHBA-në

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se më parë prishet koalicioni qeveritar VV – LDK se sa miqësia me SHBA-në.

Hoti që vjen nga LDK-ja, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar Kurtin të mbledhë sa më shpejt Qeverinë dhe të marrë vendim për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, ashtu siç po kërkon SHBA-ja.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

“Qeveria duhet të mblidhet për të hequr taksën. Nuk mund të mbesim peng të një vendimi që ka qenë i domosdoshëm, por tash po e dëmton Kosovën. Miqësia e përhershme me SHBA-në nuk cenohet. Ne e garantojmë këtë miqësi. Nuk është interes i qytetarëve të Kosovës të prishet kjo miqësi, që solli paqen në Ballkan dhe lirinë e pavarësinë për shqiptarët. Nëse dëmtohet miqësia me ShBA-në, atëherë dëmtohet shtetësia e Kosovës, të cilën gjë nuk lejojmë të ndodhë. Prandaj, më përpara prishet Qeveria, se miqësia me SHBA-në”, ka shkruar Hoti.

Share This Article