Hoti: Nuk ka pasur ndryshim në pikën për Ujmanin, ndryshimi ka qenë te marrëveshja me Izraelin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë pikë në marrëveshjen e Uashingtonit, që e cenon integritetin territorial të vendit tonë, teksa shtoi se finalja e dialogut, do të jetë njohja reciproke me Serbinë.

Kryeministri po ashtu ka thënë se nuk ka pasur ndryshim në pikën ku flitet për Ujmanin, teksa përmendi se në cilën pikë kishte ndodhë ndryshimi.

“Nuk ka pasur asnjë ndryshim për marrëveshjen. I vetmi ndryshim, ka qenë marrëveshja për Izraelin”, tha Hoti në Rtv Dukagjini, teksa këtë njohje e cilësoi si të jashtëzakonshme.

Duke folur për mini-shengenin, kryeministri Hoti, që dikur e kishte kundërshtuar, tha se atij i është kërkuar nga Shtëpia e Bardhë, që Kosova të bëhet pjesë e kësaj iniciative.

Ai, ka replikuar edhe me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin, pasi që kjo e fundit akuzoi delegacionin se tjetër gjë premtoi, e tjetër solli, dhe se shkeli Kushtetutën.

“Jo absolutisht. Kushdo që e interpreton është gabim. Ajo e ka plotësisht e ka gabim, siç e ka pasur gabim shumë herë”, tha Hoti.

Share This Article