Hoti paralajmëron masa të reja antiCovid nga java e ardhshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn për të diskutuar për menaxhimin e pandemisë në vend.

Hoti në një konferencë për media tha se do të ketë masa të reja për festat e fund vitit.

“Ne do të shkojmë me zbatim rigoroz të masave që i kemi marrë. Do të takohemi me shoqata e biznese që të përgatisim masa të reja që do t’i zbatojmë nga java e ardhshme për t’u përgatitur për festa”, tha Hoti.

Ai tha se gjatë ditës së neserme do të mbajnë një takim me të gjithë inspektorët në vend, për të bërë kontrolle sa më rigoroze.

Share This Article