Hoti pas takimit me Lajçakun: Asociacioni pa kompetenca ekzekutive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Asociacioni është temë e mbyllur në vitin 2013 dhe i njëjti që do të themelohet nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Asociacioni është temë e mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe mandej është marrëveshja e parimeve e vitit 2015 poashtu edhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese për këtë temë. I kemi të gjitha garancitë dhe mbështetjen e partnerëve tanë që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, ka thënë Hoti.

Ai tutje tha se qeveria e tij ka hyrë në procesin e dialogut ku nuk do të diskutohet karakteri unitar i shtetit.

“Kur kemi hyrë në procesin e dialogut e kemi heqë idenë e shkëmbimit të territoreve dhe nuk diskutohet karakteri unitar i shtetit që do të thotë se nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka thënë kreu i qeverisë.

Share This Article